Tom Cruise dhe Nicole Kidman mund të kthehen edhe një herë bashkë… Behet fjale per nje film te ri që mund të bashkojë çiftin
Ata ishin çifti më i famshëm i Hollivudit të cilët i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2001.
Por duket se Tom Cruise dëshiron të bashkohet me ish gruan e tij Nicole Kidman në ekranin e madh, në një film për një çift të divorcuar që bie sërish në dashuri.
Sipas New Idea, Tom po përpiqet të përfshijë dhe Nicole në projektin e ri, ku duket se çifti do të ketë skena dashurie.
“Nicole u çudit kur Tom i kërkoi të punonin sërish bashkë. Madje ajo u trondit më shumë nga ajo që kishte ndërmend… sidomos pasi ai dëshironte të bënin skena dashurie”, thotë një burim për New Idea.
Ne foto: Aktorja australiane dhe Tom Cruise ne kohen kur ishin ende te martuar.
Marrëdhënia e Tom dhe Nicole u zbut disi që kur ylli i Tom Cruise u nda me gruan e tij të tretë, Katie Holmes, në 2012.
Tom Cruise dhe Nicole Kidman kane punuar se bashku ne disa filma.
- November (2008)
- The Queen (2006)
- The Others (2001)
- Eyes Wide Shut (1999)
- Far and Away (1992)
- Days of Thunder (1990)