Topuz balerine i perzier me gershet

Topuz balerine i perzier me gershet eshte nje model hibrid i dy kapjeve me te preferuara te flokeve te gjate.

Imagjinoni te bashkoni dy kapje shume te kendshme flokesh: nje topuz lart dhe nje gershet. Nese keni deshire te provoni dicka te re dhe ndryshe nga ajo e zakonshmja dhe deshironi te provoni nje kapje unike flokesh, shikoni kete. Ben edhe per te shkuar ne pune, edhe per te dale me miqte, edhe per nje feste. Nje model i kendshem qe gjithkush do ta pelqente.

http://thebeautydepartment.com/
  1. Uleni koken poshte dhe vendosni pak pomade flokesh me baze uji ne rrenjet e flokeve. Kjo e lehteson berjen e gershetit, por edhe e ben me te qendrueshem qe te mos dalin fijet.
  2. Me koken ulur filloni te thurni nje gershet nga qafa drejt majes se kokes. Ndaloni gershetin aty ku doni te filloni berjen e topuzit.
  3. Lidhini te tria pjeset e gershetit se bashku me nje llastik transparent.
  4. Vazhdoni te qendroni me koke poshte. Tani mblidhini te gjitha floket bashke ne nje bisht. Sigurohuni qe e keni bishtin ne qender te kokes dhe lidhini me nje llastek tjeter.
  5. Krihni floket ne te kundert me nje kreher ose furce flokesh per t’i dhene pak volum.
  6. Mblidhini floket per te formuar nje topuz klasik. Fiksojeni topuzin me ndihmen e karficave dhe sperkateni me pak llak.

femra-moderne.com