Hap pas hapi menyra per te kapur vete kete topuz te crregullt
Floket e mbledhur topuz jane nje alternative e shpejte dhe e kendshme, edhe per dalje, edhe per pune. Eshte i pershatshem me shume per stinen e veres sepse ne ditet e nxehta e vetmja gje qe duam eshte t’i “heqim qafe” floket duke i ngritur lart. Nese keni deshire mund te shtoni ndonje aksesor per ta zbukuruar me shume.
Ky model shkon per te gjitha llojet e flokut, si te drejta, me onde ose kacurrela. Atehere ja se si te mblidhni floket per te krijaur nje topuz te crregullt.
Hapi 1: Nese i keni floket e drejte, perdorni nje mashe per te dredhur pjesen e poshtme. Kjo e lehteson kapjen e topuzit. Nese i keni floket me onde, mund ta anashkaloni kete hap.
Hapi 2: Kapini te gjitha floket bashke ne nje bisht ne maje te kokes, duke e shtrenduar me nje lidhese elastike.
Hapi 3: Krihini floket ne anen e kundert, per te krijuar me shume volum.
Hapi 4: Bishtin rrotullojeni rreth e qark bazes se bishtit.
Hapi 5: Fiksoni fundin e bishtit duke perdorur disa karfica.
Hapi 6: Rregulloni me ndihmen e karficave topuzin derisa te arrini pamjen e deshiruar.
Hapi 7: Sperkatini me nje llak te lehte.