Torta mimoza eshte nje torte tradicionale per 8 Marsin, por mund ta beni edhe per cdo okazion tjeter. Ja se si
Përbërësit per pandispanjen:
- 150 g miell
- 100 g sheqer
- 4 vezë
- Pak kripë
- Nje cope lekure e grire limoni
Përbërësit për kremin:
- 4 te verdha vezësh
- 50 g miell
- 125 g sheqer
- 400 ml qumësht
- Lëkura e një limoni
- 200 ml krem qumeshti (pana) e rrahur
Përbërësit për mbushjen:
500 gr komposto ananasi
Pergatitja:
- Të fillojmë përgatitjen e pandispanjes: marrim vezët, te duhet të jenë në temperaturën e dhomës, dhe i ndajmë të bardhat nga te verdhat: rrahim te bardhat derisa te behen si re, pastaj te verdhat bashke me sheqerin, per te pakten 15 minuta.
- Bashkojme me të verdhat e vezëve, pak kripë dhe lekuren e limonit te grire dhe më pas, shumë ngadalë, i bashkojmetë bardhat vezëve.
- Marrim një tave me diameter 24 cm dhe i vendosim leter kuzhine, pastaj hedhim brumin ne te. E leme te piqet në 160 gradë për 40 minuta.
- Beni proven me nje kruajtese dhëmbësh per te pare a eshte pjekur nga brenda. Ne momnetin qe kunji i dhembeve del i paster, do te thote qe torta eshte gati, nese jo, vazhdoni me pjekjen.
- Ndërsa torta pandispanja eshte duke u pjekur në furrë, përgatisni kremin. Filloni duke ngrohur qumështin me lëkurën e limonit brenda, nderkohe, në një tas të tjetër, punoni të verdhat e vezëve me sheqerin.
- Pasi te keni perfituar një masë telehtë dhe te fryrë, e bashkojme me qumështin, pastaj hedhim pak e nga pak edhe mjellin, duke e trazuar, derisa perberesit te bashkohen mire me njeri-tjetrin.
- Lereni të ftohet dhe fillojmë me rrahjen e panes. Pastaj e bashkojme me masen qe pergatitem me qumeshtin dhe i perziejme qe te perfitojme kremin chantilly.
- Merrni pandispanjen dhe ndaje atë në gjysmë (per se gjeri). Gërmoni pak pandispanjen dhe ruajini copat qe do hiqni, pasi do i perdorim per zbukurim ne pjesen e siperme. Lageni tani pandispanjen me shurupin e ananasit, pastaj derdhni siper kremin per mbushje.
- Sipër kremit rregulloni disa feta ananasi, pastaj vendosni siper feten tjetër të pandispanjes. Edhe kete pjese germojeni pak per te krijuar nje grope, te cilen do e njomni me lengun e ananasit dhe do hidhni kremin.
- Dekorojeni tortën me thërrimet e kekut qe hoqet më parë. Ju befte mire.