Torta Mimoza

Torta mimoza eshte nje torte tradicionale per 8 Marsin, por mund ta beni edhe per cdo okazion tjeter. Ja se si

Përbërësit per pandispanjen:

  • 150 g miell
  • 100 g sheqer
  • 4 vezë
  • Pak kripë
  • Nje cope lekure e grire limoni

Përbërësit për kremin:

  • 4 te verdha vezësh
  • 50 g miell
  • 125 g sheqer
  • 400 ml qumësht
  • Lëkura e një limoni
  • 200 ml krem qumeshti (pana) e rrahur

Përbërësit për mbushjen:

500 gr komposto ananasi

tortamimoza2

Pergatitja:

  1. Të fillojmë përgatitjen e pandispanjes: marrim vezët, te duhet të jenë në temperaturën e dhomës, dhe i ndajmë të bardhat nga te verdhat: rrahim te bardhat derisa te behen si re, pastaj te verdhat bashke me sheqerin, per te pakten 15 minuta.
  2. Bashkojme me të verdhat e vezëve, pak kripë dhe lekuren e limonit te grire dhe më pas, shumë ngadalë, i bashkojmetë bardhat vezëve.
  3. Marrim një tave me diameter 24 cm dhe i vendosim leter kuzhine, pastaj hedhim brumin ne te. E leme te piqet në 160 gradë për 40 minuta.
  4. Beni proven me nje kruajtese dhëmbësh per te pare a eshte pjekur nga brenda. Ne momnetin qe kunji i dhembeve del i paster, do te thote qe torta eshte gati, nese jo, vazhdoni me pjekjen.
  5. Ndërsa torta pandispanja eshte duke u pjekur në furrë, përgatisni kremin. Filloni duke ngrohur qumështin me lëkurën e limonit brenda, nderkohe, në një tas të tjetër, punoni të verdhat e vezëve me sheqerin.
  6. Pasi te keni perfituar një masë telehtë dhe te fryrë, e bashkojme me qumështin, pastaj hedhim pak e nga pak edhe mjellin, duke e trazuar, derisa perberesit te bashkohen mire me njeri-tjetrin.
  7. Lereni të ftohet dhe fillojmë me rrahjen e panes. Pastaj e bashkojme me masen qe pergatitem me qumeshtin dhe i perziejme qe te perfitojme kremin chantilly.
  8. Merrni pandispanjen dhe ndaje atë në gjysmë (per se gjeri). Gërmoni pak pandispanjen dhe ruajini copat qe do hiqni, pasi do i perdorim per zbukurim ne pjesen e siperme. Lageni tani pandispanjen me shurupin e ananasit, pastaj derdhni siper kremin per mbushje.
  9. Sipër kremit rregulloni disa feta ananasi, pastaj vendosni siper feten tjetër të pandispanjes. Edhe kete pjese germojeni pak per te krijuar nje grope, te cilen do e njomni me lengun e ananasit dhe do hidhni kremin.
  10. Dekorojeni tortën me thërrimet e kekut qe hoqet më parë. Ju befte mire.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search