Torte me mjedra dhe maskarpone eshte nje embelsire e thjeshte, qe pershtatet edhe per mengjes, edhe pas dreke apo mes vakteve. Eshte nje torte e bute, terheqese dhe e parezistueshme. Kjo fale djathit maskarpone, i cili fale kremozitetit te tij i fal kesaj torte nje butesi te papershkrueshme. Por edhe mjedrat kane meriten e tyre. Te fresket, te lengshem, keto fruta te stines shkojne shume mire me embelsine e kesaj torte.
Ja receta e thjeshte dhe me pak hapa per te realizuar kete torte te mrekullueshme.
Perberesit
- 3 veze
- 250 gr sheqer
- 90 gr gjalpe
- 200 ml qumesht
- 250 gr mascarpone
- lekura e 1 limoni
- 300 gr miell 00
- 150 gr di miell patatesh
- 1 bustine maja per embelsira (pluhur pjekje)
- 250 gr mjedra
- pak kripe
- 200 ml pana (krem i rrahur)
- Mjedra per dekorim
Pergatitja
- Rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te arrini nje perberje te fryre dhe shkumoze. (Ju keshillojme te perdorni rrahesen elektrike).
- Bashkoni djathin mascarpone dhe vazhdoni te perzieni.
- Ne nje tas tjeter rrihni te bardhat e vezeve derisa te behen si re dhe mbajeni menjane.
- Tek perzierja e te verdhave te vezeve dhe maskarpones shtoni miellin e situr, majane per embelsira dhe pak kripe. Shtojini pak nga pak qumeshtin dhe gjalpin e shkrire. (Kujdes! Gjalpi duhet te jete ftohur.)
- Shtoni edhe lekuren e grire te limonit dhe te bardhat e vezeve te rrahura. Perziejini me kujdes me ndihmen e nje spatule. Ne fund shtoni edhe mjedrat.
- Merrni nje tave rrumbullake, lyejini me gjalpe dhe pudroseni me miell. Derdhni masen ne te.
- Piqeni torten per rreth 30 minuta ne 180 °C. Nxirreni nga furra dhe lereni te ftohet.
- Zbukurojeni siperfaqen sipas deshires, me nje shtrese krem pasticerie (pana embelsirash te rrahur) dhe me mjedra te fresketa.
femra-moderne.com