Trekëndësha byreku me spinaq dhe djathë

E dini çfare kane te vecante keto trekendesha byreku me spinaq dhe djathe? Receta me origjine greke perfshin futjen e stikave dhe rrushit te thate ne mbushjen e petave. Duhet ta provoni, pastaj te jepni mendimin tuaj…

Përgatitja: 25 minuta
Skuqja: 20 minuta
Përbërësit për 4 persona
600 g spinaq i freskët; 200 g feta; 2 lugë gjelle rrush i thatë; 2 lugë gjelle stika; 6 petë; 20 cl vaj ulliri; arrëmyshk; 15 g gjalpë i shkrirë; kripë; piper.

byrek2

  • Pastroni spinaqin. Vendoseni në një tenxhere, duke e shtypur paksa. Mbulojeni dhe lëreni të zbutet për 8 minuta, duke e përzier shumë herë.
  • Vendoseni rrushin e thatë në një tas me ujë të vakët. Piqni stikat në të thatë, në një tigan të nxehur mirë.
  • Lëreni spinaqin të vaket, pastaj shtrydheni me duar, për t’i hequr lëngun bimor. Grijeni. Përziejeni me stikat dhe rrushin e shtrydhur, djathin feta të copëtuar dhe gjalpin. Spërkateni me 2 maja luge arrëmyshk, kripë dhe piper.
  • Ndajini përgjysmë petat, në mënyrë që të përftoni drejtkëndësha të gjatë. Hidhni një lugë mbushje në skajin e secilit drejtkëndësh dhe mbështillini disa herë në formë trekëndëshi. Futeni cepin nga brenda.
  • Në një tigan, nxehni vajin. Skuqini për disa minuta trekëndëshat nga të dyja anët. Shërbejini të ngrohta.
  • Për një version më të lehtë, në vend të skuqjes mund t’i piqni byreçkat në furrë, pasi t’i keni shtruar mbi një letër furre dhe spërkatur me vaj ulliri.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search