Truri i gjysheve ka përfitime nga koha e kaluar me nipërit dhe mbesat

Truri i gjysheve ka përfitime nga koha e kaluar me nipërit dhe mbesat. Shumica e gjysheve pohojne se nuk ka kenaqesi me te madhe se sa te kalosh kohen me vogelushet e familjes. Dhe nje studim zbuloi se niperit dhe mbesat nuk i japin vetem gezim gjysheve te tyre. Femijet mund te ndihmojne edhe ne mprehtesine mendore.

Studimi i publikuar ne Menopause, Gazeta e Shoqates Amerikane te Menopauzes, zbulon se grate me moshen post-menopauzale qe kalojne kohen duke u kujdesur per niperit, ulin rrezikun e tyre per t’u prekur  nga semundja e Alzheimer dhe nga crregullime te tjera kognitive. Gjithsesi, shume kohe me niperit — me shume se 5 dite ne jave — duket se i ben gjyshet ta humbasin pak mendjen. Studimi gjithashtu zbuloi se gjyshet te cilat ndihmonin shume shpesh, ndienin se femijet e tyre (pra prinderit e niperve e mbesave) ishin shume kerkues ndaj kohes se nenave. Sipas studimit, kjo gje ndikonte ne funksionimin e trurit te gjysheve.

Studime te shumta sugjerojne se nje nderveprim i rregullt social i ndihmon njerezit e moshuar te qendrojne te shendetshem menderisht.

Ne Proceedings of the National Academy of Sciences eshte publikuar nje studim i cili zbulon se grate dhe burrat qe kalojne shume kohe te ndare nga pjesetaret e familjes, kane 26 per qind mundesi me te larte per te vdekur brenda shtate viteve, ne krahasim me ata qe ishin me shume te angazhuar nga ana sociale e shoqerore. Gjithashtu, studime te tjera tregojne se, te ruash lidhjet me njerezit nepermjet menyrave moderne, sic jane Facebook apo media te tjera sociale, mund te ndihmojne ne plakje te shendetshme. Nderkohe qe studimi per te cilin folem ne fillim eshte i motivuar nga gjithe kjo literature, duke ekzaminuar impaktin e te qenit gjysher ne funksionin kognitiv (njohes).

Sipas njohurive tona, shkruajne autoret e studimit, ky eshte studimi i pare qe ekzaminon marredheniet midis te qenit gjysher dhe kognicionit.

femra-moderne.com