Tuna martohet për herë të dytë

Këngëtarja Tuna Sejdi dje ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me Patris Berishen.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ajo ka veshur fustanin e nusërisë.

Tuna ka qene e martuar në vitin 2010 me Rilind Reken, djalin e ish Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, por, martesa e tyre përfundoi shume shpejt. Pas vetem një viti cifti u nda dhe sipas mediave, arsyeja pse Tuna dhe Rilindi u ndanë, ishte se ata ndryshonin me njëri-tjetrin dhe se krenaria nuk i la të vazhdonin bashkë.

Foto e dasmes se pare, Tuna dhe Rilind Reka

Pak vite pas ndarjes, Tuna deklaroi hapur lidhjen e saj te dashurisë me reperin Cozman, me te cilin ka bashkepunuar ne kengen “Fenix”. Nje lidhje me shume luhatje, pasi çifti u nda e u ribashkua disa herë, për t’i dhënë përfundimisht fundin e gjithçkaje para disa muajve.

Me pas erdhi lidhja me Patrisin, me te cilin pret edhe nje femije. Dje Tuna është martuar me Patrisin dhe sebashku po presin te behen prinder per here të parë.

Por, pavarësisht se këngëtarja Tuna ka kurorëzuar dashurinë e saj me Patris Berishën, ish partneri i saj Cozman si duket ende nuk e ka harruar atë.

Kjo pasi Cozman në profilin e tij në Instagram, ende mban fotografi ku janë së bashku me këngëtaren.

Mbase Cozman nuk i ka fshirë ende këto fotografi sepse nuk u e harron dot Tunën!

femra-moderne.com