Cifti i njohur Orinda dhe Turi kanë vendosur të martohen, pas 7 vitesh të lidhur
Pas disa vitesh lidhjeje të lumtur dashurie Turjan Hyska dhe Orinda Huta e kanë vendosur se kur do t’i japin fund beqarisë. Ne verën e ardhshme ata do të martohen dhe data që kanë zgjedhur është shumë e veçantë. Moderatori dhe këngëtarja bëjnë dasmë në 27. 07 2017, thonë burime pranë çiftit.
Burime të sigurta pranë çiftit kanë thënë se, Orinda dhe Turi po punojnë për detajet e dasmës që do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen. Dasma do jete e perbashket dhe e organizuar ne detaje. Nderkohe Orinda eshte ne kerkim te fustanit te persosur…
Ata i kanë dhënë vetes plot kohë për të organizuar më së miri kete ceremoni. Dasma e ciftit me siguri do të jetë në vëmendjen e të gjithëve, pasi të dy protagonistët e saj janë të famshëm dhe te dashur per publikun shqiptar.