Aktorja Naya Riveria mendohet se ka vdekur ditën e sotme pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në Kaliforni.
Aktorja e Glee dhe djali Josey morën me qera një varkë në liqenin Piru të mërkurën pasdite, por 3 orë më vonë një tjetër varkë ngriti alarmin pasi panë një fëmijë të vogël vetëm.
Policia tha se gjeti jelekun e shpëtimit të Naya-s mbi varkë dhe se aktorja ishte hedhur në liqen për të notuar, por me shumë gjasa do të jetë mbytur.
https://www.instagram.com/p/B9myT1nA86l/
33-vjeçarja ka marrë pjesë në serialin Glee nga vitin 2009 në vitin 2015. Polumbarë e helikopterë po kërkojnë trupin e aktores.
Nga deklaratat e djalit të vogël 4 vjecar policia mësoi se Naya ishte hedhur për të notuar e më pas nuk ishte kthyer më.
