Ushqime me efekt afrodiziak
Dëshira seksuale ka dy komponentë bazë: fiziologjik (i lidhur me faktore metabolikë) dhe psikik (i lidhur me stimuj emocionalë). Ky aspekt i fundit është vendimtar pasi nxit mekanizmat fiziologjikë që sjellin dëshirën. Ushqimet afrodiziake veprojnë mbi këtë komponent “mendor” duke kontribuar në nxitjen e dëshirave dhe duke aktivizuar enët e gjakut, e rrjedhimisht duke përmirësuar kështu intimitetin e çiftit.
Kakao dhe çokollatë
Çokollata, ajo e mira, është e pasur me antioksidantë dhe stimulues të tillë si teobromina dhe feniletilamina, të afta për të stimuluar sistemin nervor qëndror.
Speci djegës
Është një erëz e njohur dhe e vlerësuar për aftësitë e saj afrodiziake. Stimulon vasodilacionin periferik ne organet gjenitale. Speci djegës është ai që më shumë se çdo ushqim tjetër ka baza reale shkencore mbi të cilat bazohen aftësitë e tij afrodiziake.
Kafeja
E konsumuar me moderim është një stimulues, por abuzimi me të kthehet në depresiv. Kafeina stimulon mendjen dhe trupin.
Shampanja
Fama dhe prestigji i kësaj vere, i kombinuar me veprimin eksitues që vjen nga alkoli, është ajo që duhet për t’i dhënë një prekje romance dhe sensualiteti një mbrëmjeje intime.
Glikanxo
Është një nxitës popullor me një mijë përdorime. Është përdorur si afrodiziak nga greket dhe romakët e lashtë, të cilët i atribuojnë aftësi të veçanta kësaj bime. Përtypja e farave të glikanxos ndihmon në fuqizimin e dëshirave tuaja seksuale.
Xhenxhefili
Mund të konsumohet i gjallë, i gatuar, i grirë… xhenxhefili është një stimulues i sistemit qarkullues që mund të rrisë dëshirën seksuale.
Shpargujt
Falë edhe pamjes, shpargujt kanë qenë gjithmonë të konsideruar si një ushqim përforcues për dëshirat intime.
Avokado
Aztekët e lashtë e kanë quajtur avokadon “pema testiku” për shkak të formës së frutave. Por arsyeja e vertete pse konsiderohet nje frut afrodiziak nuk eshte kjo, por fakti qe ka shume vlera ushqyese qe e furnizojne organzimin me energji te larte, pa u ndiere te ngarkuar.
Mjedra dhe luleshtrydhe
Janë dy fruta perfekte afrodiziake. Kanë ngjyrë të kuqe, që është e lidhur me dashurinë dhe pasionin dhe kanë një përmbjatje të lartë të vitaminës C.
Vera
Stimulon shijet. Një sasi e moderuar me verë konsiderohet e nevojshme për të “rizgjuar” dëshirat, por një teprim i përdorimit të alkoolit të fton për gjumë.
Arra moskat
Femrat kineze besonin se arra moskat ishte një ushqim afrodiziak dhe që shtonte deshirën seksuale, duke kontribuar në fertilitet. Me doza të mëdha ka efekt haluçinogen.
Havjari dhe gocat e detit
Havjari eshtë një ushqim i pasur me zink, një mineral thelbësor për formimin e spermës. Ndërsa gocat e detit dhe midhjet vlerësoheshin nga romakët për aftësitë e tyre nxitëse, përvecse janë të pasura me vlera ushqyese dhe minerale.
Bananet
Janë konsideruar si ushqimet më popullore për përmbajtjen e potasit dhe vitaminës B, thelbësore për prodhimtarinë e hormoneve mashkullore.
Borziloku
Stimulon dëshirën seksuale, rrit mundësitë për fertilitet dhe dhuron një ndjesi mirëqenieje në trup dhe mendje.
Rukola
Është një ushqim i njohur si afrodiziak që nga shekulli i I p.K., kur konsumohej me perime te ndryshme.