Ushqimet e domosdoshme gjate veres

Gjatë stinës së verës rritet rreziku që lëkura të dehidratohet, të humbë elasticitetin e të thahet. Të pimë ujë nuk mjafton për t’u dehidratuar, por duhet edhe të furnizojmë organizmin me ushqime të pasura me ujë. Ja cilat janë ushqimet më të mira

Frutat

  • Konsumoni fruta sepse janë mjaft të dobishme, sidomos në verë e furnizojnë trupin dhe lëkurën me lëngjet për të cilat kemi nevojë më shumë.
  • Molla është e përbërë kryesisht nga uji dhe është e pasur me fibra dhe antioksidantë.
  • Shalqiri është ideal që të keni një lëkurë të hidratuar si dhe kivi, është burim i pasur i vitaminës C.
  • Agrumet kundër plakjes, frutat e thata si arrat, fistikët dhe bajame, të cilat përmbajnë vitaminë E dhe Omega 3. Konsumoni edhe pjepër.

Perime

  • Për të hidratuar lëkurën duhet të hani shumë perime. Kastraveci e kryen këtë detyrë shumë mirë pasi përmban 96% ujë, janë të ulët kalori dhe të pasur në vitaminë C, kalium dhe fibra. Spinaqi është një hidratues dhe pastrues i mirë i lëkurës. Shumë të mira janë kopra dhe kungulli, të cilat përmbajnë shumë ujë dhe fibra.

Vitamina B & Omega 3

Vitamina B, së bashku me C dhe E, janë hidratues natyral dhe fantastik të lëkurës. Mund t’i gjeni tek peshqit, bulmeti, frutat e thata, mishi, vezet etj. Nuk duhet të nënvlerësojnë veprimin Omega 3 që përmban peshku. Aleatët e lëkurës të domosdoshme për mirëqenien e saj janë edhe kripërat minerale, të tilla si natriumi dhe hekuri.

femra-moderne.com