Ushqimet e tetorit: energji per te perballuar semundjet e para te stines

Ushqimet e tetorit: kerpudha, kungull dhe gështenja

Pavaresisht klimes se ftohte, ka akoma ndonje rreze te ngrohte dielli, ja ky eshte tetori, i cili sjell zyrtarisht vjeshten. Pikerisht ne kete periudhe kuzhina pasurohet me ndonje ushqim te rendesishem, ushqime te thjeshta por shume te mira per shendetin.

Pikerisht fale ushqimeve te tetorit, shume fruta e perime, trupi merr energji per te perballuar semundjet e para te stines. Hurma, geshtenja, shegë, rrush, kerpudha, jane disa nga prodhimet e kopshtit te tetorit. Ja një liste i produkteve stinore qe duhet te fusni ne karrocën e marketit.

Kerpudha

Tetor, parfum kerpudhash 

Jane shume te mira per diete, te pasura me vitamina, proteina dhe kripera minerale, sic ështe potasi, aq i mire per kockat dhe zemren, seleni dhe bakri, antioksidante te shkelqyer. Jane te pasura me uje, kane pak kalori, madje disa lloje me origjine japoneze forcojne imunitetin. Njihen si antibiotik natyral, perveç kesaj japin qetesi dhe favorizojne gjumin e qetë, kjo falë prezences së triptofanit, një aminoacid qe rregullon nervozismin. Pervec rizotos klasike me kerpudha, ju keshillojme edhe një recete origjinale dhe elegante: sallatë me kerpudha porcini dhe finok dhe kopër, shoqeruar me buke thekre. Pergatitet duke rregulluar kerpudhat e fresketa te prera ne feta me koper te fresket, bishta te njome qepësh, vaj ulliri dhe kripë. Dekorojeni me ca kokrra te kuqe shege.

Alkekengi

Nje tjeter shije e pazakonte e tetorit jane alkekengit, shume te pasura me vitamine C. Jane fruta ekzotike, me madhesi sa nje kokerr qershie, bejnë pjesë ne familjen e domateve. Provonini te mbeshtjella me cokollatë të zezë te shkrire.

Nje perime e pamohueshme e vjeshtes eshte edhe kungulli, i varfer ne kalori, por i pasur me betakaroten, vitaminë A, B, E, kripëra minerale si, kalcium, natrium, potas, fosfor, baker, magnez, hekur, selen, mangan dhe zink. Kungulli permban edhe shumë fibra e aminoacide: argjinine, tirosinë, triptofan, acid aspartik dhe acid glutaminik. Nje antioksidant natyral kundër radikaleve te lira, eshtë antimalcues, ndihmon diabetin dhe hipertensionin, permban fuqi qetesuese dhe relaksuese.

Perimet. Pazi, lulelakër, lakër e bardhe, lakër kaçurrele, çikore, qepe, erëza, fasule, kerpudha, radhiqe, marule, patate, bizele, presh, radikio, çikore, rrepa, rukola, selino, spinaq, salsifi, topinambur, kungull.

Frutat. Hurma, geshtenja, molla, shega, kumbulla, rrushi, fik indie, ananas, alkikengi, banana, mare, xinxife, lajthi, thana, nespulla, dardha, gorrica.

Specialitetet

  • Me geshtenjat mund te bejme gjera te ndryshme: miell, supera, pa harruar ato embelsirat e shijshme me çokollate. Geshtenjat nuk permbajne gluten, jane shume te tretshme fale prerencës se shume fibrave. Perbehen nga 50% uje, 45 % karbohidrate dhe pjesa tjeter nga fibra, kripera minerale dhe vitamina: A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C e D.
  • Por kujdes te mos konsumoni shume, pasi geshtenjat jane shume kalorike: 100 gr kane 250 kalori. Por nese i zieni kalorite do te uleshin. E rendesishme eshte te gatuhen mire, perndryshe nuk jane te pershtatshme per ato qe vuajne nga diabeti, koliti dhe patologi qe kane lidhje me melçine.

Tetori eshte edhe muaji i vjeljes

Gjate ketij muaji grumbullohet rrushi, i cili ështe kthyer ne tradite tashme, vreshtat e shumta dhe kultivimi i llojeve te ndryshme te rrushit, duke e bere vendin tone prodhues te disa prej vererave me te mira, te cilat eksportohen edhe jashte vendit. Rrushi eshte i keshilluar te konsumohet per shkak te vlerave mireberese qe ka, por mos e teproni pasi permban shume glukoze dhe fruktoze, deri ne 16 % sheqerna.

femra-moderne.com