Ushqimet që ndihmojnë forcimin e kockave te fëmijët

Ja cilat ushqime ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave, sidomos te fëmijët.

Bulmeti

Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet me bazë djathore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Mishi i pules dhe veza

Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Ai përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave. Po kështu edhe veza përmban 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave.

Bananet

Shumë njerëz e shmangin bananen, pasi mendojnë se të shton në peshë. Përkundrazi, ky frut përmban një sërë përfitimesh shëndetësore, një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikët, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Peshku

Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardenja, toni janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.

femra-moderne.com