Disa ushqime ndikojnë tek efektet e mjekimeve. Ja se cilat janë.
Po merrni ilaçe? Kujdes nga ushqimet që hani! Ka ushqime që mund të bashkëveprojnë me ilaçet, duke ndryshuar funksionalitetin ose duke shkaktuar efekte anësore. Ndonjëherë duhet të shmangen disa përzierje “të rrezikshme”.
Shpesh mjafton ta marrësh ilaçin larg vakteve, siç ndodh me penincilinat dhe disa antibiotikë. Kundërmalcuesit dhe ilaçet për sëmundjen e kockave duhet të merren me stomakun plot. Eshtë edhe bashkëveprimi më i rrezikshëm, ai ilaç me ilaç.
Me stomak plot apo me stomak bosh?
Ilaçet e marra nëpërmjet gojës mund të reagojnë në mënyra të ndryshme sipas rastit, nëse janë marrë njëkohësisht me ushqimin apo jo. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve, problemet e shkaktuara nga një përzierje e gabuar nuk janë shumë shqetësuese. Por edhe nëse pasojat janë në minimum, është mirë të dini se çfarë mund të hani dhe çfarë jo. Ushqimi aktivizon proceset tretëse, vë në lëvizje lëngjet gastrike dhe, si pasojë, edhe boshatisjen e stomakut. Një nga bashkëpunimet më të njohura është ajo midis antibiotikëve dhe prodhimeve të qumështit dhe antimykotikëve, të ndjeshëm edhe ndaj brumrave (buka, picat, biskotat). Për t’i shfrytëzuar më së miri principet aktive të ilaçeve është e mjaftueshme t’i merrni të paktën një ose dy orë pas vakteve. Sipas rekomandimit të mjekut, kuptohet.
Bukë, makarona, oriz, kafeinë dhe bronkozgjerues
Kafeja, çaji nuk duhet të pihen njëkohësisht me ilaçet bronkozgjeruese. E bëjnë më të vështirë metabolizmin e kafeinës. Nëse substanca qëndron për një kohë të gjatë “në qarkullim” në organizëm shton ritmin kardiak dhe stimulon së tepërmi sistemin nervor qendror. Përzierja nuk është e dëmshme, por ngadalëson përthithjen e ilaçit. Kini kujdes edhe nga yndyrnat që shtojnë përqëndrimin e teofilinës (gjendet në gjethet e çajit).
Kundërmpiksësit dhe vitamina K
Kush merr ilaçe fluidifikuese të gjakut (për probleme kardiake) duhet të kufizojë konsumin e ushqimeve të pasura me vitaminë K, vetitë “mpiksëse” të së cilës ndeshen me ilaçin. Pra semafor i verdhë për peshkun, lakrën, spinaqin, fasulet, sallatën, majdanozin dhe rrepat.
Grepfruti
Lëngu i grepfrutit është një nga pijet që nuk këshillohen për ata që marrin ilaçe për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe për të ulur presionin arterial. Lëngu i grepfrutit shton sasinë e principit aktiv të përthithur nga organizmi. Rreziku që kanoset për këtë rast është ai i një mbidoze dhe një shtim i efekteve anësore.
Alkooli, antihistaminikët dhe qetësuesit
Antihistaminikët, antidepre-sivët, qetësuesit që veprojnë në sistemin nervor qendror dhe të gjitha ilaçet që si princip aktiv përmbajnë kodeinën nuk duhet të pihen asnjëherë bashkë me pijet alkoolike. Bashkimi alkool-kodeinë, gjithashtu edhe me ilaçet e tjera që veprojnë mbi sistemin nervor qendror shkaktojnë gjendje gjumi, turbullimi dhe janë pak reagues.
Një nga rreziqet, sidomos për të moshuarit është se mos rrëzohen, duke shkaktuar kështu fraktura të rënda. Në rastin e antidepresivëve përveç pijeve alkoolike është mirë të kufizoni edhe përdorimin e djathërave të stazhionuar, të pasur me teraminë.
Hipertension: Mjaft me kripën dhe jamballin
Ushqimet e pasura me kalium si bananet, portokalli, perimet jeshile, patatet, kajsitë, farat e lulediellit, drithërat integrale dhe mishi nuk duhet të konsumohen në sasi të mëdha kur merren disa diuretikë të veçantë, të njohur si “kursimtarë të kaliumit” për të mos rrezikuar një tepri të kësaj kripe në organizëm. Ushqimet e pasura me natrium mund të ndikojnë te njerëzit që e kanë tensionin të lartë. Ata që vuajnë nga hipertensioni u këshillohet të mos hanë jamball, pasi ka veti të ngrejë tensionin.