Ushqimi i preferuar ju tregon kush jeni dhe si dashuroni

Ushqimi i preferuar ju tregon se cfare tipi jeni, por edhe se si perjetoni dashurine. Po, po, duke vëzhguar se çfarë hanë njerëzit që ju rrethojnë mund të zbuloni personalitetin dhe mënyrën e tyre të të dashuruarit. Noriko Kuriyama në librin “Më thuaj çfarë të pëlqen dhe do të të them se kush je. Preferencat e ushqimit dhe personaliteti” na ndihmon të zbulojmë këto sekrete. Le të shohim tani se çfarë na sugjerojnë kategoritë e ndryshme të ushqimeve.

Çfarë thonë  perimet 

  • Ai që pëlqen shpargujt është i përshtatshëm për punën në zyrë si nëpunës dhe mund të ndihmojë gruan e tij në aktivitetet e saj. Gruaja ka sukses në dashuri. Të dyja gjinitë priren të jenë pak a shumë jetëgjatë.
  • A doni të zbuloni nëse miqtë tuaj kanë talente të fshehura, nëse janë të mbushur me dashuri për partnerin? Shikoni nëse hanë shumë karota.
  • Po lakra e gjallë? Tregon personalitet, qetësi, shumë dashuri, forcë, ndershmëri dhe vazhdimësi në punë.
  • Mund të gjeni një seksualizëm të mirë, shumë dashuri, forcë, ndershmëri dhe pasion për punën te personat që hanë qepët.
  • Njerëzit që s’janë shumë romantikë dhe të zjarrtë, nga ana seksuale nuk janë shumë aktivë, duan rutinën. Nëse doni një mashkull besnik, romantik, plot shëndet dhe që me një punë të vazhdueshme arrin të sigurojë mirëqenie ekonomike, fat dhe njëfarë suksesi në nivelin shoqëror përpiquni të gjeni se cila nga pjatat e tij të parapëlqyera ka bazë thjerrëzat.
  • Kush pëlqen patatet do që të komandojë, është diplomatik, di të tërheqë besimin dhe simpatinë e të tjerëve, është jetëgjatë dhe, në përgjithësi, arrin t’i fitojë gjithmonë betejat e tij. Në dashuri është serioz dhe nuk e lë veten të tërhiqet nga zakonet.
  • Dashuria për specin djegës tregon hiperaktivitet, por edhe paqëndrueshmëri, krenari, pasion dhe xhelozi.
  • Pasioni për domatet tregon personalitet ambicioz dhe shpesh gjenialitet, forcë të madhe dhe sukses në fushën financiare, jetëgjatësi dhe seksualizëm të fortë.

Dashuria për disa  fruta  tregon që…

  • Pasioni për kajsitë tregon një mendje të zgjuar, shkathtësi në të folur, dashuri për punën, mirëqenie socio-ekonomike dhe ideale.
  • Kush pëlqen ananasin do të jetojë intensivisht dhe nuk mundet nga asgjë dhe nga askush sepse ngrihet menjëherë pas çdo rënieje. Në dashuri mashkulli është egocentrik dhe shpesh i pabesë, ndërsa femra nënshtrohet, por më pas lodhet.
  • Ndërsa shalqiri premton një burrë të mirë, një grua të qetë dhe një seksualizëm të mirë.
  • Kush pëlqen portokallin e di se çfarë do, ka hir, më tepër realizohet në pjesën e dytë të jetës, është jetëgjatë, racional në dashuri dhe nuk mundohet shumë për të kërkuar gra.
  • Kush çmon qershitë është mendimtar, fjalëpak, por arrin t’i drejtojë mirë aktivitetet e tij. Fatkeqësisht ka një sens humori të mangët. Në dashuri është i kujdesshëm.
  • Njerëzit fatlumë, të sinqertë, që e duan martesën, të zotët në tregti dhe me një energji të madhe seksuale, e gjejmë tek ata që duan luleshtrydhet.
  • Ndërsa kush zgjedh mollët tregon një siguri të madhe, kujdes në dashuri, zgjuarsi por edhe shumë besim tek të tjerët.
  • Po rrushi? Eshtë një person i shoqërueshëm, shprehës dhe i kujdesshëm edhe në dashuri.
  • Dhe ata që pëlqejnë grepfrutin kanë shumë vullnet dhe janë jetëgjatë.

Ata që e pëlqejnë shumë  peshkun 

  • Në përgjithësi kush parapëlqen açugat është një njeri i zjarrtë dhe entuziast për jetën, shumë besnik dhe i zgjuar. Nuk duhet të mundet nëse në pjesën e parë të jetës has vështirësi, sepse në pjesën e dytë do të ketë shumë fat. Eshtë egocentrik dhe krenar në dashuri, por nga ana seksuale është i gjallë.
  • Dashuria për kallamaret tregon fat për gruan vetëm në pjesën e dytë të jetës sepse është shumë mendjemadhe. Në dashuri mashkullin e kanë zili për fitoret e tij, por nuk ka një seksualizëm të mirë.
  • Eksentrik, kokëfortë, i suksesshëm në punë, me një jetë sentimentale aktive, për ata që duan haviarin.
  • Nëse doni që aktiviteti juaj të përparojë punësoni dikë që pëlqen midhjet.
  • Kush pëlqen stridhet është racional, shumë krenar dhe fatlum në nivelin ekonomik. Di si të bëjë një grua që të bjerë në dashuri, është i zoti nga ana seksuale.
  • Dëshironi një njeri të heshtur, që nuk do të ekspozohet, e ndrojtur por seksualisht e gjallë dhe e aftë për shumë dashuri? Kërkoni dikë që të pëlqejë gjuhëzat.
  • Kush pëlqen troftën është një njeri paksa i veçantë sepse ose dashuron ose urren. Eshtë i rrëmbyeshëm, por pak pasionant.

 Embëlsirat  thonë që…

  • Kush pëlqen karamelet është i gëzuar dhe ka shumë miq.
  • Dashuria për çokollatën tregon një personalitet të butë, pak naivitet dhe paqëndrueshmëri. Në dashuri femra është kërkuese dhe kur dashuron e idealizon partnerin.
  • Akullorja tregon njerëz të qetë, por të vendosur, që punojnë në grup dhe jo individualisht.

 Frutat e thata  dhe  drithërat 

  • A e dini se kush pëlqen bajamet ka një shkathtësi në të folur dhe mund të diskutojë për çfarëdolloj argumenti? Dhe që është edhe subjekt i dashurive me shikim të parë? Edhe ata që pëlqejnë arrat janë dashnorë të mirë.
  • Kush ha shumë bukë punon që të fitojë shumë. Në nivelin e zemrës është shumë serioz, por seksualizmi bie në pjesën e dytë të jetës.
  • Doni të njihni një mashkull të suksesshëm, të pjekur dhe të besueshëm? Shikoni se ç’marrëdhënie ka me orizin.
  • Keni miq që hanë shumë shpesh makarona spageti? Duhet të jenë simpatikë. Përveç të tjerash mashkulli në përgjithësi është fatlum dhe femra shumë femërore dhe sensuale.

Po  djathi ?

  • Tregon egoizëm, krijimtari, origjinalitet, dhembshuri, romanticizëm, sensualitet.

 Mishi  & vezët

  • Kush pëlqen mishin e derrit punon shumë, por është edhe pak mburravec. Mashkulli është shpeshherë egoist, xheloz, pedant dhe grindavec.
  • Nëse privilegjon pulën është pak nervoz dhe i fut hundët gjithandej.
  • Kush pëlqen vezët, ka aftësi manuale, një seksualizëm të mirë por është pak me të vjetrën.

femra-moderne.com