Problemet e flokeve jane edhe probleme te shendetit. Majat e dyfishta dhe floket pa shkelqim jane nje sinjale te drejtperdrejta qe vjen nga organizmi, duke paralajmeruar se jemi duke jetuar nje periudhe te mbushur me stres ose kemi probleme te tjera psiko-fizike.
- Ne fakt, kur floket humbasin shkelqimin dhe keputen, thyhen fare lehtesisht, tregojne nje renie te mundshme te organizmit, rezultat i nje sere faktoresh te tille si: mungesa e vitaminave, cikli menstrual jo i rregullt, lodhja, irritimi i rrenjeve te flokut etj.
- Per t’i ardhur ne dnihme eshte e rendesishme qe floku te ushqehet me vitamina te grupit B, te cilat forcojne strukturen e flokeve dhe stimulon rritjen e flokeve. Kjo vitamine gjendet tek dritherat, tek djathi dhe tek majaja e birres.
- Kunder renies se flokeve duhet perdorur vitamina E. Eshte nje burim antioksidues qe parandalon plakjen e bulbit te flokut. Por mbi te gjitha, ne kete pike duhen rritur vaktet me perime, sallata jeshile, fruta te thata, vaj misri etj.
Maska me vaj bajamesh: si ta aplikoni
- Nje zgjidhje e shkelqyer per floket e demtuer dhe te shfijezuar eshte edhe pergatitja e nje maske me vaj bajamesh te embla, e aplikuar nje here ne jave.
- Lyen te gjithe koken me vaj bajamesh te embla, krihini floket dhe mbeshtilleni koken me nje peshqir te ngrohte. Lerini floket te mbledhur per 10 deri ne 30 minuta. Lajini floket me shampo si zakonisht. Keshillohet ta beni nje here ne jave.
- Vaji i bajameve eshte i pasur me acide yndyrore dhe vitamina: A, B1, B2, B6, D dhe E.
- Vitamina A i mban floket te shendetshem, vitaminat B1 e B6 – favorizojne rritjen e flokeve ndersa vitamina E eshte e pasur me antioksidante dhe favorizojne mikroqarkullimin ne lekuren e kokes. Keshtu i dhuron shendet flokeve. Ndersa acidet yndyrore futen thelle ne fibren e flokeve, duke i hidratuar dhe ushqyer ne brendesi.