Vajza e Monica Bellucit, ngjashmëria e madhe me të ëmën

Nënë e bijë kanë shëtitur në rrugët e qytezës së provincës së Salerno, gjatë një shërbimi fotografik për ‘Dolce & Gabbana’.


Deva Cassel, 15 vjeçe, është përzgjedhur nga shtëpia e njohur e modës, për fushatën e prezantimit të parfumit të ri, që mban firmën e stilistëve italianë.


Kështu adoleshentja u fotografua e buzëqeshur dhe e hijshme në qendrën e Villa Rufolo. Ndërkohë Monica, u shfaq elegante me një këmishë të bardhë dhe xhinse, teksa shoqëronte të bijën gjatë punës.

femra-moderne.com