Vendlindja ime Kosovë, po kthehem në shtëpi

“Vendlindja ime Kosovë, po kthehem në shtëpi”, ky është mesazhi i këngëtares shqiptare me famë botërore Rita drejtuar qytetarëve të Kosovës, për të festuar 10 vjetorit të Pavarësisë.

Rita Ora do të performojë të shtunën, më 17 shkurt, në një koncert në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Në videon e publikuar në Instagram, Rita Ora, shprehet se “po pres me padurim të vij dhe të jap një koncert falas në Prishtinë për ju të gjithë në sheshin “Nënë Tereza”, në zemër të qytetit, për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë”.

“Jam shumë krenare që kam lindur në Prishtinë dhe të vij e të performoj si ambasadore dhe si shoqja juaj.Le të jemi bashkë dhe shihemi të gjithë të shtunën”, thotë Rita Ora.

Mesazhin në videon e publikuar Rita Ora e ka shoqëruar me tingujt e valles së Tropojës dhe dukë bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Në kuadër të pavarësisë së Kosovës, ylli i muzikës, ka promovuar edhe një linjë bluzash të dizenjuar posaçërisht për këtë rast. Në bluzë është stampuar shkronja ‘K’, është shkruar ‘Kosova’ dhe është vendosur harta e saj.

Me origjinë shqiptare, me prindër refugjatë nga Kosova, Rita Ora është shembull i yllit, që tashmë ka shkelur kufijtë muzkikorë, ka luajtur në filma hollivudianë dhe bashkëpunon me firmat më të mëdha botërore. Nga një vajzë refugjate Rita Ora u kthye në divë të muzikës pop.

https://www.instagram.com/p/BfOy6igndql/?taken-by=ritaora

femra-moderne.com