Vendosni qeska çaji nëpër makinë. Arsyeja? Brilante!

Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë pas ujit. Sipas teausa.com, çajin mund ta gjesh në 80% të shtëpive amerikane dhe mbi 158 milion amerikanë e konsumojnë çdo ditë. për më tepër që është një pije me vlera të larta dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme.

Deri më sot duhej ta pije që ta shijoje, por mund ta përdorni edhe për arsye të tjera, si pastruese dhe aromatizuese të ajrit. Disa njerëz i vendosin qeskat e çajit nëpër kepucë dhe kosh plehrash për të larguar aromat e rënda, ndërkohë që One Pot Chef, tregon me anë të një videoje se funksionojnë shumë mirë edhe për në makinë.

Rezultate imazhesh për teabags

Askujt nuk i pëlqen të eci në një makinë që mban erë të keqe, prandaj një mënyrë me kosto të ulët dhe efektivitet të lartë për të patur një makinë që mban gjithmonë erë të mirë është të vendosësh bustina çaji nëpër të. Vendos nja dy nën sedilje, në kroskot, tavëll, xhepat e dyerve, dhe kudo tjetër që ju mendoni. Qeskat e çajit të thatë jo vetëm çlirojnë aromën e tyre të këndshme, ato gjithashtu absorbojnë çdo lagështi të tepërt apo aromat e pranishme në ajër.

Qeskat e çajit punojnë më mirë në krahasim me ato aromatizuesit e zakonshëm për makina. Aromatizuesit e makinave vetëm sa e maskojnë përkohësisht erën e makinës, madje ndonjëherë të jep edhe pështjellime, ndërsa qeset e çajrave i eliminojnë me të vërtetë erërat dhe leshojnë në ajër një aromë të lehtë, të këndshme dhe qetësuese.

Përvec këtyre, kjo metodë nuk do t’ju shpenzojë asnjë qindarkë, mbi të gjitha nëse keni në shtëpi kuti çaji që mbase s’do t’i konsumoni asnjëherë, apo që nuk i pëlqeni shijen. Në vend që t’i hidhni, mun dt’i shfrytëzoni për të freskuar aromën e makinës. Pse jo, edhe dollapin tuaj të rrobave.

Ndërkohë, nëse dëshironi mund të shikoni edhe videon ketu:

Nëse ju pëlqeu ky lajm, mund ta shpërndani tek miqtë tuaj.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search