Pas një jave të lodhshme në punë apo shkollë keni dëshirë të dilni këtë fundjave me miqtë apo familjen tuaj. Është një nga ato ditët e bukura dimërore, ku nuk ka shi, as re, perfekte për një kafe jashtë. Dëshironi të vishni diçka të rehatshme dhe paksa të rastësishme, por që të jetë vërtetë moderne. Ja disa ide.
Xhinset, pika me e forte
Nëse është një ditë e bukur dhe e thatë (pa shi) mund të vishni këpucë të sheshta dhe një bluzë, sipër të cilës mund të vishni një xhaketë ose pallton tuaj te preferuar.
Një kafe me shoqet, e mbase më vonë një drekë me familjen është një ditë e përkryer, por edhe shumë e lodhshme. Në ditë të tilla duhet të keni parasysh tre gjëra të rëndësishme: ngrohtësi – pasi jemi në dimër dhe nuk duam të kemi ftohtë; rehati – kjo mund të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme; e treta, duhet të keni një pamje jo provokuese, por moderne.
Ja çfarë veshjesh duhet të evitoni në raste të tilla
- çdo veshje që duket si për mbrëmje apo për disko,
- çdo gjë shumë të shkurtër
- këpucë me taka ose shumë të ndërlikuara.
Për ato që kanë shumë ftohtë, ja një look i thjeshtë dhe i ngrohtë: golf prej leshi, çizme dhe sigurisht xhinse.