Veshjet qe ju bejne te dukeni me bark te sheshte

Për shumë prej nesh, beli dhe barku është një zonë problematike mbi te gjitha kur vjen puna tek veshjet.

Te gjesh rrobat e pershtatshme, qe te mos dalin me shume ne pah ato palat e barkut, mund te jete nje sipermarrje e veshtire. Fustanet “mbeshtjellese” janë perfekte për të fshehur barkun, pasi stili me prerjen ne forme V-je tek qafa dhe lidhja tek barku jane perfekte per te fshehur kete problem.

veshjet-1

Ky fustan monokrom nga Wallis, me mëngë trecerekeshe, eshte tipi i fustanit qe i fsheh palat e barkut. Kjo veshje është e përkryer për pune, por edhe per një mbrëmje.

Ndiqni këshillat tona të thjeshta dhe shikoni disa nga veshjet me të përsosura për te “sfumuar” barkun.

veshjet2

Nese po kerkoni te fshihni palat e barkut, perpiquni te zgjidhni nje fustan qe ka prerjen e duhur. Preferoni nje fustan qe ka strukture, jo nje që është i varur ose të rri ngjitur. Ky fustan i zi nga Aileen është i përkryer për çdo rast dhe detaji ne forme V-je tek qafa largon vëmendjen nga zona e barkut.

veshjet3

Veshjet monokrom jane te persosura per te lajkatuar pjesen e barkut dhe ky fustan i bukur nga JD Williams ka nje bluze tyli dhe nje fund te zi te gjate.

veshjet44

Fustanet e strukturuara jane te persosura per te maskuar zonen e barkut. Ky fustan ka disa detaje me qepje te thjeshta, nje ‘kravate’ asimetrike dhe gjatesia e mengeve e ben te duket elegante. Fustani krijon efektin elegant dhe perkedhes te siluetes.

veshjet5

Ky eshte pikerisht fustani “mbeshtjelles”, i cili gjithmone te ben te ndihesh me besin ne vetvete. Per nje look ditor kombinojeni me cizme, ndersa per nje mbremje te sofistikuar mbathni nje pale taka te zeza.

veshjet6

Një veshje me stil peplum është një prerje perfekte për ato qe duan te maskojne barkun. Pjesa e gjere e peplum-it eshte pikerisht mbi stomak dhe ije, per t’ju përshtatur sa më hijshem. Mund ta kombinoni me fund ose pantallona culotte.

femra-moderne.com