Vetem Rihanna mund t’i veshi pantallonat me bel super te larte
Rihanna eshte nga ato personazhe qe cdo gje qe vesh dhe cdo model flokesh qe mban, i kthen ne tendence. Mos t’ju duket cudi qe, nga sot e tutje te shikoni sa me shume vajza qe veshin pantallona me bel kaq shume te larte sa keto.
Rihanna eshte fotografuar ne Barbados duke veshur pantallonat me belin me te larte qe jane pare ndonjehere.
Pantallonat me bel super te larte, me ngjyre te bardhe dhe me vija, i kishte kombinuar me nje kemishe te bardhe te strukturuar, te dyja te firmes Jacquemus, kepuce te bardha me maje dhe take te larte dhe syze portokalli.
Me kete veshje u prezantua ne Diten Boterore te AIDS, ne 1 dhjetor, prandaj edhekishte vene nje fjongo te kuqe ne jaken e kemishes.
Lexoni edhe: Rihanna thote me te keqen per te gjithe ish te dashurit e saj