Gërhitja krijohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose nga prania e mishit të huaj në hundë. Gërhitja është një problem për pjesën më të madhe të njerëzve. Mund të kthehet në një problem dhe shqetësim edhe për njerëzit rreth jush. Për fat të mirë ju mund të shpëtoni nga problem i gërhitjes me disa metoda natyrale. Gërhitja ndodh kur fyti juaj është fryrë duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, kështu rezultati sa herë që merni frymë është zhurma e gërhitjes.
Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Ja cilat janë disa prej tyre:
1- Mjalti: Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulcerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.
2- Hudhra: Njësoj si qepa edhe hudhra funksionon si antibiotik çlirues për hundën dhe fytin. Përdoreni qepën si një pastrues natyral duke e shtuar në gatimet tuaja.
3- Çaji: Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.
4- Uji: Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.
5- Erëzat: Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi, piperi bardhë dhe i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.
6- Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale. Prandaj nëse keni probleme me gërhitjen, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë vaj ulliri.