Fitorja e Majlinda Kelmendit ne Lojrat Olimpike i ka gezuar pa mase te gjithe shqiptaret. Jane te shumte ata qe kane shprehur kenaqesine dhe lumturine e tyre per fitoren e saj.
Majlinda Kelmendi, fituesja e medaljes së artë olimpike në xhudo në kategorinë deri 52 kilogram ka deklaruar pas triumfit në Rio për media të huaja: “Kjo është krejt të cilën e kam ëndërruar. Medaljen ia dedikoj vendit tim, i cili ka dalë nga lufta në të cilin ka shumë fëmijë që kanë nevojë për bukë, ndërsa jemi edhe në kërkim të shumë të zhdukurve”, tha ajo. “Kjo ndjenjë është sikur nesër bëhesh president e Amerikës”, tha kampionia olimpike.
Por cfare kane thene per fitoren e saj? Lexoni me poshte:
Rita Ora
Asnjehere s’kemi patur mundesine te tregojme talentin tone, tani qe jemi te pavarur ne mundemi. Cdo gje qe kam bere, e kam bere duke treguar me krenari se jam shqiptar. Jam shume e lumtur te shoh kete. Kjo me ben te qaj. S’mund te isha me krenare se kaq.
https://www.instagram.com/p/BI3L7bbgSRc/?taken-by=ritaora
Eliza Hoxha
MYlinda … Eshte rol modeli qe tregon qe cka do te thote mu mbeshtete ne forcat e tua, me ndjeke andrren tande pavaresisht gjithckaje, mu qu cdo dite ne nji vend te vocerr por me anderr te madhe, me dashni, me vullnet me i mberri majat edhe me bo krenar te madh e te vogel duke i dhane nje fije shprese te rinjeve dhe nje shkendije se … Gjithcka eshte e mundur kur ti e do ate qe ben, kur ti punon cdo dite per endrren tende, ndersa jeton endrren tende.
E vendi jone i vogel ende nuk krijon hapesire per te rinjet me u zhvillu e me realizu andrren… Thjesht eshte aty tek kur duhen me marr nga shkelqimi i krijuar me mundin personal…
Falemnderit per kete ndjenje qe na e dhuruat, falemnderit qe na boni me i harru brengat e Kosoves …
Florjan Binaj
Të gjithë i duan kampionët por askujt nuk i plas se cfarë heqin ata për tu bërë të tillë… Askush ose shumë pak veta nuk i uron sportistët e Shqipërisë dhe Kosovës para se të nisen… Askush ose shumë pak i uron gjatë ditëve të stërvitjeve ne kushte aspak për medalje. Sidomos ne sportin shqiptar ku fatkeqsisht ata që janë në krye kujtojnë se një sufllaqe mund të nxjerrë medalje… ne fakt një sufllaqe nuk nxjerr gjë tjetër përvecse salca… jo medalje…
Askush ose shumë pak e dinë se sa sportistë të Shqipërisë dhe Kosovës nuk kishin mundësi të ishin në Rio dhe të përfaqsojnë vendin e tyre sepse duhet të sakrifikojnë cdo qe kanë, çdo gjë…dhe ndërkohë që ata sakrifikojnë cdo gjë, ne bëjmë sehir dhe presim të shohim nëse do fitojnë diçka që ti flasim apo jo. Që ti përmëndim apo jo. Që ti bëjmë status apo jo. Që të ndihemi krenar apo jo… Të dy vendet tona kanë të rinj e të reja plot talent por talenti është i patjetërsueshëm por jo i pathyeshëm…. Duajini këta heronj cdo ditë të jetës së tyre sepse ata heronj do jenë gjithmonë!!!!
BRAVO MAJLINDA KELMENDI!!!
SUKSESE TE GJITHË SPORTISTËVE TË TJERË!!!
Ju ftojme te lexoni edhe:
https://femra-moderne.com/majlinda-kelmendi-shpallet-kampione-europe-ne-xhudo/