I pëlqejnë vithet si të J. Lo dhe Kim Kardashian: të ngritura, tonike, të rrumbullakta. Po nëse janë të sheshta? Kirurgjia premton forma të reja. Por kirurgët na paralajmërojnë që ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë kaq të thjeshta. Ja se çfarë duhet të dini përpara se të rrezikoni
Belngushtë dhe të ndenjura hiperbolike, falë një jastëku të vogël të fshehur pas rrobave: kështu ishte gruaja e viteve 800 nëse e shikoje profil. Ai jastëk strategjik, që mbështetej te vithet, është paraardhësi i atij të sotmit, silikonit, që, futet brenda tyre për t’i rrumbullakosur dhe për t’i shtuar volumin. Ndësa sot, këngëtaret e famshme i thurin lavde të prapmeve te tyre, duke i shtuar deshirën për t’i patur, atyre që s’i kanë. Eshtë fakt që fiksimi i ri i femrave është të kenë një prapanicë të mbushur dhe të fortë. Po kur nuk ke se çfarë u bën, drejtohesh te kirurgu, që prej disa vitesh ofron zgjidhje “përfundimtare”.
Dy alternativa
Ka dy lloj ndërhyrjesh. E para është futja e protezës me silikon të fortë në pjesën e sipërme të vithes nëpërmjet një prerjeje të vogël në formë Y-je në zonën e kërbishtit. Ndërhyrja tjetër është Lipofilling, teknika më e butë që parashikon përdorimin e dhjamit të trupit, të hequr për shembull nga barku.
Proteza duhet vendosur në pikën e duhur, përndryshe do të jetë shumë e bezdisshme. Lipofilling është i komplikuar, por kryhet me anestezi lokale, ndërsa proteza me anestezi totale. Problemi është që është e vështirë të gjesh pacientë me sasi dhjami të mjaftueshme: ato që duan vithe të plota, në përgjithësi janë të dobët.
Po nëse nuk del mirë?
Edhe nëse kryhet nga një dorë eksperte, plastika me protezë të shkakton dhembje dhe siklet. Për 3 javë duhet të vishni një korse mbajtëse, nuk flini dot i shtrirë me shpinë dhe aq më pak të uleni, ndonjëherë për një muaj me radhë. Pastaj, muskujt brendamuskulorë rrezikojnë të prishin protezën.
Po në rastin e lipofilling? Korseja elastike vishet për rreth një muaj, por brenda një jave rifillon aktivitetin e përditshëm, përveç atij sportiv. Komplikimet janë të kufizuara me hematoma, infeksione, që trajtohen me antibiotikë, dhe enjtje.
Surpriza të pakëndshme
Reagimet e oprganizmit janë të paparashikueshme. Proteza është një element i huaj, ndaj së cilës trupi reagon duke e mbështjellë në një kapsulë izoluese. Në ndonjë rast, për fat të rrallë, verifikohet kontraktimi kapsular, që ngurtëson protezën dhe mund të deformojë profilin e vithes. Edhe në procesin e lipofilling mund të ketë të papritura. Një pjesë e dhjamit të injektuar shpesh ripërthithet, por nuk është e thënë që kjo të ndodhë në të dyja vithet njëlloj, kështu që mund të duken asimetrike. Pastaj, shenjat mund të krijojnë parregullsi në sipërfaqe. Për ta mbyllur: argumenti është i diskutueshëm, të shumta sikletet dhe komplikimet e mundshme. Kujdesi është i detyrueshëm. Përse duhet të rrezikojmë atëherë?