Vlerat shendetesore te kumbullave

Kumbulla eshte nder te paktat fruta qe vjen me ngjyra dhe shije te shumellojshme.

Sezoni i kumbullave fillon nga muaji maj ne tetor, duke sjelle varietete te ndryshme gjate gjithe kesaj periudhe. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë. Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

Vlerat shendetesore te kumbullave

Si e fresket, por edhe e thare, frutat e kumbulles jane te pasura me fito-ushqyes te vecante, qe njihen me emrat acidi neoklorogjenik dhe acidi klorogjenik. Keto substanca qe gjendet tek kumbullat bejne pjese tek fenolet dhe funksioni i tyre antioksidues eshte dokumentuar prej kohesh.

  • Kumbullat përmbajne kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit. 
  • Kumbulla përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.
  • Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.
  • Ndihmojne ne perthithjen e hekurit nga organzimi. Kjo per shkak te permbajtjes se larte te vitamines C.
  • Kumbullat ndihmojne ne normalizimin e niveleve te sheqerit ne gjak. Kjo i ben keto fruta te mira per pacientet qe vuajne nga diabeti i tipit 2.
  • Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.
  • Kumbullat jane te pasura me fibra te tretshme.
  • Fibrat e kumbulles ndihmojne ne renien nga pesha.
  • Përmirëson shikimin.
  • Kumbullat njihen per vlerat e tyre kunder kapsllekut. Kjo gje i ben ata nje nga ushqimet e pershtatshme per parandalimin e kancerit te zorres se trashe dhe hemorroideve.
  • Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit makular dhe formimin e perdeve të syrit.
  • Kumbullat ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.
  • Ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq.
  • Luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e organizmit nga mbetjet e krijuara nga puna e melcise dhe kolesteroli.
  • Kumbullat jane te mira per shendetin intestinal ne pergjithesi.
  • Ndihmojne shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

Cfare permbajne 100 gr kumbulla?

  • Kalori 46
  • Kalium 157 mg
  • Karbohidrate 11.42g
  • Fiber 1.4 g
  • Sheqerna 9,92 g
  • Proteina 0.7g
  • Vitamina A 7%
  • Vitamina C 16%
  • Kalciumi 1%
  • Hekuri 1%

femra-moderne.com