Vogëlushja imition yjet e famshme, ka nje arsye te veçantë pse e bën
Vogëlushja tre vjeçare nga Florida, Scout Larson është bërë e njohur në mbarë botën, pasi vishet si yjet e famshme.
Për të imituar këto yje, Scout e ndihmon nëna e saj, Ashley. Në një intervistë ka treguar se kjo ide i erdhi në kohën kur gjyshja e vogëlushes ishte e sëmurë nga kanceri, për t’i treguar asaj për gratë e fuqishme.
“Kur flokët e Nonnie filluan të bien, Scout u shqetësua shumë dhe dëshiroja ta qetësoja atë dhe veten time. Më duhej t’i mësoja dhe të kujtoja se gratë janë luftëtare. Ne zgjodhëm gratë e famshme dhe të forta për t’i mësuar rreth forcës që kanë”.
Ajo ka treguar se i ndihmon vajzës të përzgjedh personazhet që dëshiron të imitojë, por që ajo vet rregullohet si ato.