Xhufkat jane ai detaji qe do t’i beje veshjet e veres edhe me të bukura. Dhe sa here te shikoni veshje apo aksesore me xhufka do kujtoni dy gjera: stinen e veres dhe pushimet.
I keni parasysh thekët dhe xhufkat? Epo janë pikërisht ato dekori i momentit në veshjet verore.
Nuk ka asnjë lloj veshje apo aksesori të mos jetë prekur nga kjo tendencë me ngjyra, që nga fustanet lino për në plazh, apo në qytet, tek pantallonat e shkurtra e të gjata… Pa përmendur çantat, vathët, kapelet apo sandalet të cilat janë zbukuruar me xhufka të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme.