Zgjidhje të lehta per te ndaluar dhimbjen e kokes (pa ilace)

Ndonjëherë dhimbjen e kokës mund ta ndaloni duke pire një gotë të madhe me ujë, sepse një pjesë e mirë e dhimbjeve të kokës shkaktohet si pasojë e dehidrimit, pra mungesës së lëngjeve. Lexo disa menyra te thjeshta per te ndaluar dhimbjen e kokes pa ilace

Nje nga keto cajra per heqjen e dhimbjes

  • Dhimbjen e kokës mund ta edhe ndalë çaji i rozmarinës. Ne nje filxhan uji të vluar shtoni një lugë rozmarine të tharë, mbulojeni dhe lëreni per disa minuta dhe me pas konsumoheni.
  • Ilaç shumë efikas kundër migrenës dhe të përzierave është çaji i xhenxhefilit. Bashkoni 3 filxhane me uje dhe 2 luge me xhenxhefil te fresket te sapogrire. Lereni 5 minuta dhe me pas kullojeni dhe konsumojeni.

Terapia me te nxehta dhe te ftohta

Rezultate imazhesh për headache compress

Ne rastet e dhimbjeve te kokës nga tensioni, vendosni një kompresë të nxehtë në ballë ose mbrapa kokës. Nxehtësia do të relaksojë muskujt e asaj pjese. Pas aplikimit të kompresës së nxehtë (ose në vend të saj) mund të vendosni kompresë të ftohtë në ballë. Mbështillni disa copa akull në peshqir ose leckë. Ftohtësia tkurr enët gjakut dhe ato nuk do të bëjnë presion në nervat e ndjeshme. Nje zgjidhje tjeter ne kete rast eshte te zhytni duart në ujë të ftohtë derisa mund të përballoni. Derisa i keni duart e zhytura në ujë, vazhdimisht ngjeshni dhe shtrini gishtat.

Në shenjën e parë të dhimbjes së kokës pini një gotë të madhe me uje. Nëse nuk ndihmon, provoni mjetet natyrale si ushqimi i pasur me acidet yndyrore Omega-3.

Parandalojeni dhimbjen e kokës

Hani në intervale të caktuara kohore, sepse rënia e sheqerit në gjak mund të shkaktojë dhimbjen e kokës. Hani edhe ushqim të pasur me acidet yndyrore omega-3: peshk ose fara liri. Të paktën çdo të dytën ditë beni nje aktivitet fizik, gjysmë ore, ngisni biçikletën ose bëni një shëtitje.

Dushi i nxehtë për këmbët

Rezultate imazhesh për soak feet in warm water

Futja e këmbëve në ujë të nxehtë do ta lehtësojë dhimbjen e kokës. Me tërheqjen e gjakut në këmbë, dushi i nxehtë për këmbët do të zvogëlojë presonin në enët e gjakut të kokës. Provoni te shtoni nje luge pluhur mustarde ne ujin e ngrohte: eshte nje marifet qe qeteson dhimbjet e kokes.

femra-moderne.com