10 gabime qe bejme kur fillojme nje diete

Me ardhjen e pranveres fillojme te zbulojme pak nga pak trupin dhe shume nga ne marrin parasysh fillimin e nje diete, qe te humbim ato kile qe kemi teper dhe vera te na gjeje ne forme.

Zakonisht kur vendosim te fillojme nje diete kemi parasysh shume qellime pozitive, s’do bej kete, do bej ate, do ha keshtu, s’do ha ate… etj etj. Por me kalimin e javeve, apo edhe diteve, i harrojme te gjitha! Eshte e veshtire t’i rezistosh tundimeve, te heqesh dore nga ndonje ftese per darke, aperitivi dhe nese keni femije ne shtepi eshte akoma me keq! Do te thote biskota, cokollata e lloj-lloj gjerash te tjera qe s’mungojne asnjehere kur ka femije. Po, po, e dime tashme: nese jemi te vendosur dhe te qendrueshem, mund te arrijme rezultatet e deshiruara. Por me e mira do te ishe te pranojme kete: nuk mund te arrijme rezultate te ‘paarritshme’ brenda nje kohe te shkurter, sepse perfeksioni nuk ekziston. Me mire 100 gr sot e 100 gr neser… dalengadale mund t’ja dalim mbane.

Por, te gjithe ata qe mbajne diete bejne disa gabime. Ne kemi mbledhur 10 gabimet me te zakonshme dhe po jua servirim ne nje pjate porcelani 🙂

dieta1

1/ Nuk dobesohesh dot per 1 jave. Dieta kerkon kohe. Prandaj mos u tregoni te padurueshem.
2/ Mos anashkaloni asnje vakt, mbi te gjitha mengjesin, i cili eshte shume i rendesishem.
3/ Nuk ka diete pa aktivitet fizik. Per t’u dobesuar ne menyren e duhur duhet edhe te tonifikoheni. Mjafton edhe vetem ecja per 30 minuta ne dite.
4/ Pini uje dhe cajra. Evitoni lengjet e frutave te sheqerosura, me mire pergatitini vete ne shtepi, duke i shtuar edhe perime.
dieta_001
5/ Ndiqni nje diete te ekuilibruar dhe mos hiqni dore nga asgje. Dietat hiperproteinike per nje kohe te gjate mund te jene te demshme.
6/ Mos u demoralizoni nese nuk keni arritur menjehere rezultatet e deshiruara. Kush dobesohet shume shpejt ka tendence t’i rifitoje me shpejt kilet e humbura.
7/ Mos u besoni shume produkteve “LIGHT” (te lehta) dhe lexoni me kujdes etiketat. Evitoni sheqernat, por edhe embelsuesit si aspartami, i cili shton ndjenjen e urise. Me mire perdorni mjaltin per te embeltuar.

8/ Frutat dhe perimet jane nje baze e mire per nje diete te ekuilibruar, por vetem ato nuk mjaftojne. Mos hiqni dore nga proteinat dhe karbohidratet.

9. Mos ndiqni dieta te improvizuara dhe “mrekulliberese”. Me mire merrni mendimin e nje nutricionisteje. Arlinda Garuci eshte nje nga nutricionistet me te mira shqiptare.

Ju keshillojme te lexoni dieten e sugjeruar nga nutricionistja Arlinda Garuci: Si te dobesohemi me 5 vakte ne dite

10/ Lejojini vetes nje heqje dore nga rregullat, ndonjehere ne te rralle. Psh, hani nje trekendesh pice nje here ne jave, nje akullore ose nje cope cokollate te zeze ne dite.

femra-moderne.com