10 maska me vaj ulliri per fytyre e floke te mrekulleshem

Maska te ndryshme me baze vajin e ullirit, qe do t’ju bejne te keni lekure te bukur dhe floke te forte e plot shkelqim, pervec ketyre do t’ju falin edhe nje pamje me te shendetshme.

Vaji i ullirit ka antioksidantë, vitamina A dhe E të cilat janë shumë të dobishme për të përshpejtuar rritjen e flokëve, dhe per t’i dhuruar lekures elasticitet dhe freski. Keto maska jane hidratuese te mira per lekuren e fytyres, per forcimin dhe shkelqimin e flokeve, per qetesimin e lekures apo zbutjen e flokeve te thate. Per me teper ju ftojme te lexoni.

1. Maske me vaj ulliri dhe kastravec – per cdo lloj lekure – hidratues

  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 luge qumesht
  • 1 kastravec i bluar
  • Perzieni gjithe perberesit. Aplikojeni mbi fytyre dhe mbajeni 20 minuta.

2. Maske me banane dhe vaj ulliri – per lekure te ndjeshme, hidratues

  • ¼ banane
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 luge leng kastraveci
  • Shtyp bananen dhe perzieje me vajin e ullirit. Shtoni lengun e fresket te kastravecit.
  • Aplikojeni mbi fytyre dhe mbajeni 20 minuta.
  • Pasi vendosni masken mbi floke, mbeshtilleni koken me nje kapuc qeseje.

3. Maske flokesh me vaj ulliri dhe mjalte (per floke te thate kacurrela)

  • 2 – 3 luge vaj ulliri
  • 1 – 2 luge mjalte
  • 1 filxhan vaj kokosi
  • Merrni nje tas te paster dhe bashkoni te gjithe perberesit duke i perziere mire me njeri-tjetrin.
  • Aplikojeni masen fillimisht ne rrenjet e flokeve, duke perdorur furcen e flokeve qe perdorim kur lyejme floket.
  • Perqendrohuni me shume tek majat.
  • Masazhojini floket per 2-3 minuta. Mbajeni masken rreth nje ore.
  • Lajeni koken si zakonisht. Perseriteni nje here ne jave.

4. Maske me vaj ulliri dhe tershere – per lekure te yndyrshme

  • 1 luge tershere
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 luge qumesh
  • ¼ luge kripe
  • Perzieni te gjithe perberesit dhe apikojeni masken ne fytyre. Mbajeni 15 minuta.

5. Maske kundra rrudhave me vaj ulliri dhe avokado

  • perzieni ¼ avokado me ¼ luge vaj ulliri dhe aplikojeni ne fytyre.
  • Mbajeni 10 minuta dhe shpelajeni.

6. Maske flokesh me vaj ulliri dhe avokado – per floke qe keputen

  • 1 avokado e pjekur
  • 2 – 3 luge vaj ulliri
  • 1 luge mjalte
  • kos (opsional)
  • Priteni avokadon ne copa te vogla dhe futeni ne mikser. Shtoni vajin, kosin dhe  mjaltin.
  • Bluajini se bashku derisa te perfitohet nje mase homogjene.
  • Aplikojeni mbi floket e lagur nga rrenjet tek maja.
  • Mbajeni 40 – 45 minuta pastaj shpelajeni me uje te bollshem.
  • Lajeni si zakonisht.

Vaji i kokosit perdoret gjeresisht ne gatim por edhe ne receta bukurie dhe shendeti

6. Zbutes flokesh i fuqishem me vaj ulliri dhe vaj kokosi

  • 2 – 3 luge vaj kokosi
  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 luge mjalte
  • Ne nje tas bashkoni vajin e ullirit me vajin e kokosit.
  • Vendoseni tasni mbi uje te nxehte derisa te ngrohen pak, pastaj hiqeni.
  • Shtoni mjaltin dhe perziejini se bashku.
  • Aplikojeni masken mbi skalp dhe pergjate gjithe flokeve.
  • Lereni 30 minuta, pastaj shpelajeni mire dhe lajini floket si zakonisht.

Tërshëra është e pasur në fibra, përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh. E pasur në lipide (5%) dhe proteina (14%) glucide të ndryshme (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%).

Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substance fuqizuese të sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substance estrogjene.

7. Maska me vaj ulliri, tershere dhe veze – per lekure te yndyrshme

  • 1 e bardhe veze
  • 1 luge vaj ulliri
  • ½ luge leng limoni i saposhtrydhur
  • tershere
  • Rrihni te bardhen e vezes. Shtoni vajin e ullirit, lengun e limonit dhe tersheren.
  • Aplikojeni ne fytyre per 15 minuta.
  • Kjo maske rregullon prodhimin e yndyres ne lekure dhe redukton poret e hapura.

8. Maska me vaj ulliri dhe mjalte – per cdo lloj lekure, hidratues

  • 1 veze
  • 1 luge mjalte
  • 1 luge vaj ulliri
  • Rrihni vezen, bashkoni mjaltin dhe vajin e ullirit. Aplikojeni ne fytyren e pastruar dhe mbajeni per 15 minuta.
  • Rregullon prodhimin e yndyres dhe dhe redukton poret e hapura.

9. Maska me banane dhe vaj ulliri – per floke te demtuar

  • 1 – 2 banane te pjekura
  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 – 3 luge kos
  • Ne nje mikser bashkoni perberesit dhe bluajini mire derisa te perfitohet nje mase homogjene.
  • Lagni floket pastaj filloni aplikimin e maskes nga skalpi tek majat.
  • Perqedrohuni me shume tek majat, qe jane me te demtuara.
  • Mbajeni rreth 30 minuta, me pas shpelajeni me uje dhe lajini floket tuaj si zakonisht.

10. Maska me te verdhe veze dhe vaj ulliri – per floke qe bien

  • 1 e verdhe veze
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 luge leng qepe
  • Bashkoni te verdhen e vezes me vajin e ullirit dhe lengun e qepes ne nje tas dhe perzieini mire e mire.
  • Tani aplikojeni ne rrenjet e flokut duke perdorur gishtat tuaj ose nje kreher te vogel qe perdorim kur lyejme floket.
  • Aplikojeni edhe neper gjatesine e flokut, duke e masazhuar per 2 minuta.
  • Lereni mbi floke 30 minuta, me pas shpelajeni mire me uje.
  • Lajini floket si zakonisht.
  • Bejeni kete trajtim 2 here ne jave.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search