18 shenja te anemise

Mungesa e hekurit në organizëm, njihuni me 18 shenjat e fshehta që nuk po arrini t’i kuptoni

Mungesa e hekurit në trup çon në uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri përdoret për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat ndihmojnë në ruajtjen dhe transportimin e oksigjenit në gjak. Nëse keni më pak qeliza të kuqe gjakut nga sa është normale, organet dhe indet tuaja nuk do të kenë aq oksigjen sa zakonisht.

Llojet e aneminse

  • Ne fakt ka disa lloje të ndryshme anemish dhe secila ka nga një shkak të caktuar.
  • Anemia e mungesës së hekurit është lloji më i zakonshëm. Shumë njerëz të cilët janë anemikë si pasojë e mungesës së hekurit kanë disa simptoma të caktuara dhe ashpërsia e këtyre simptomave varet nga sa shpejt po zhvillohet kjo anemi.
  • Llojet e tjera të anemisë mund të shkaktohen nga mungesa e Vitaminës B12 ose folati në trup.
  • Ju mund të vëreni menjëherë simptomat, ose ato mund të zhvillohen gradualisht nëse anemia juaj shkaktohet nga një problem afatgjatë, siç është ulçera e stomakut.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë:

  1. Lodhje dhe mungesë energjie (letargji)
  2. Gulçim
  3. Rrahje të dallueshme zemre
  4. Ngjyrë e zbehtë lëkure

Janë edhe disa shenja të tjera të cilat janë më pak të zakonshme, por tregojnë mungesë hekuri në organizëm, të tilla si:

  1. Dhimbje koke
  2. Dëgjim tingujsh që vijnë nga brenda trupit
  3. Ndryshim në shije
  4. Ndjenjë kruarje
  5. Gjuhë e lënduar dhe jo normale
  6. Rënie flokësh
  7. Dëshirë për të ngrënë sende jo të zakonshme
  8. Çarja e buzëve në anësore
  9. Demtime te thonjve
  10. Vështirësi në gëlltitje

femra-moderne.com