Uthulla e mollës është një produkt organik mjaft i njohur për përdorimet e saj. Kesaj radhe do t’ju mësojmë gjithçka që duhet të dini për përdoromin e uthullës së mollës në fytyrën tuaj. Sigurohuni që uthulla e mollës të jetë 100% natyrale pasi vetitë e saj mbi lëkurë do të jenë me të thella.
- Vetitë pastruese të këtij produkti sigurisht që bëjnë mrekulli në zonën ku veprojnë duke e lënë atë të pastër e të butë.
- Për shkak të përqëndrimit të madh të antioksidantëve ky produkt do ta bëj fytyrën rrëzëllitëse, do ta ndjeni më të pastër e të butë.
- Largon yndyrën e tepërt, parandalon aknet, infeksionet dhe largon shenjat e pa dëshiruara.
- Ka veti të mëdha antibakteriale ndaj këshillohet të përdoret në çdo fytyrë e sidomos tek ato që përballen shpesh me pluhurin apo faktorë të tjerë që e stresojnë lëkurën.
- Uthulla mbi lëkurë mund të funksionojë fare mirë edhe si nje tonik natyral, duke mbyllur poret e zgjeruara e duke zbehur shenjat e moshës.
Përbërësit:
- 75 ml uthull molle
- 250 ml ujë i ftohtë
- Përzieni uthullën me ujin në një enë. Çdo darkë pasi të lani fytyrën, tamponojeni me nje disk pambuku te njomur me uthullën e mollës.
- Pasi ta keni vendosur mbi fytyrë lëreni të thahet për 30 minuta.
- Këtë trajtim bëjeni 5 ditë në javë dhe 2 ditë pushim në mënyrë që fytyra të ketë kohë të rigjenerohet.