Keto jane 26 këshilla te thjeshta por shume efektive për menaxhimin e stresit te peritshem.
- Gjithmone gjeni kohe per tu marre me veten, te pakten 30 minuta cdo dite.
- Duhet te jeni te vetedijshem per “stresimetrin” tuaj: keshtu do dalloni se sa mund te mbani, kur duhet te shkoni nje hap pas dhe te qetesoheni.
- Perqendrohuni ne kontrollin e situates tuaj, pa mbajtur nen kontroll gjithe te tjeret.
- Gjimnastika e perditshme ju ndihmon te digjni kimikatet e stresit.
- Konsumoni shume fruta te fresketa te stines, buke dhe uje – qe trupi juaj te funksionoje me se miri.
- Mesoni te falni, mos mbani meri dhe jini tolerante.
- Mendojini gjerat me perspektive: sa e rendesishme eshte ceshtja?
- Perqafime, puthje dhe buzeqeshje: kenaquni dhe mos kini frike te ndani ndjenjat tuaja me te tjeret.
- Indentifikoni njerezit ose gjerat qe ju stresojne dhe mundohuni t’i trajtoni me mire heren tjeter.
- Gjykojeni me realizem performancen tuaj: mos i vini vetes qellime qe jane jashte mundesive tuaja.
- Mbani nje sjellje pozitive. Menyra se si do i shikoni gjerat do ndikoje rezultatet dhe menyren se si te tjeret ju trajtojne.
- Limitoni alkolin, ilacet, drogerat dhe stimuluesit e tjere, pasi ata ndikojne ne perceptimin dhe sjelljen tuaj.
- Menaxhojini mire parate dhe mundohuni te kurseni te pakten 10% te asaj qe fitoni.
- “JO” eshte nje fjale qe duhet te mesoni te perdorni, pa u ndjere ne faj.
- Beni aktivitete ne ambjente te jashtme, vetem, me miqte ose familjen – kjo eshte nje menyre shume e mire per tu qetesuar.
- Me mire degjoni muziken tuaj te preferuar se sa te shikoni TV.
- Ndaloni pirjen e cigareve, pasi ju streson cdo dite fizikisht, jo vetem qe po jua merr jeten cdo dite nga pak.
- Marredheniet: ushqejini dhe kenaquni, mesoni te degjoni me shume dhe te flisni me pak.
- Flini mire, me nje dyshek dhe jastek te mire. Mos e lejoni ngritjen e temperatures se trupit dhe mundesoni ventilim ne shtepine tuaj.
- Te pakten nje here ne jave trajtojeni mire veten me nje masazh, nje darke jashte ose kinema. Por pa e ekzagjeruar. Masa eshte celesi.
- Mundohuni te kuptoni gjerat edhe nga pikepamja e personave te tjere.
- Verifikoni informacionin nga burimi, para se te shpertheni.
- Shqetesohuni me pak, pasi te shqetesohesh nuk i perfundon apo rregullon gjerat me shpejt.
- Tregohuni te qarte me hapesirat tuaja, bejini pushimet pjese te planeve tuaja te pervitshme dhe brenda buxhetit tuaj.
- Vendosni qellime vjetore: planifikoni ate qe doni te arrini bazuar ne prioritete ne karrieren tuaj, marredheniet tuaja, etj.
- Shijoni jeten: cdo dite eshte nje dhurate, qeshni dhe jini mirenjohes qe jeni pjese e kesaj jete.