Ruani për vite me radhë apo hidhni menjëherë? Zbulojeni me ane te ketij testi.
Kush i hedh dhe kush i grumbullon
- Hedhja e gjërave është tregues i një karakteri të trazuar, i dëshirueshëm për gjëra të reja dhe gjithmonë i gatshëm të lidhë marrëdhënie me njerëz të ndryshëm.
- Në të kundërt, një njeri që i ruan të gjitha, tregon njëfarë pasigurie dhe nevojë për aprovim diku tjetër.
- Ka pastaj edhe nga ata që duan të ruajnë çdo gjë, por nuk e bëjnë dot sepse pikërisht atëherë kur kanë vendosur të rregullojnë fotografitë ose kartolinat e vjetra, kuptojnë që duke i ruajtur këto gjëra për më shumë kohë vetëm sa i shkaktojnë probleme, edhe të rregullit praktik (ku të gjejë hapësirë për t’i vënë përsëri?) Bëhet fjalë për një person praktik dhe racional.
Pergjigjuni pyetjeve te testit te meposhtem dhe mbani shenim sa A, B dhe C keni mbledhur. Germa qe keni me shume tregon profilin tuaj.
Pas një mbrëmjeje në kinema, ku përfundojnë biletat?
a Po atë natë i vendosni në kuti bashkë me të tjerat
b S’e di se ku i ke lënë, në xhup apo në çantë
c Nëse është një film që të ka pëlqyer në veçanti e mbani biletën, në të kundërt e hidhni menjëherë
Ç’lloj çante përdorni më shpesh?
a Të madhe: kështu mund të fusësh të gjitha gjërat që të duhen
b mjaft e vogël, të duket më e përshtatshme
c Ke dy: një të vogël për gjërat kryesore dhe një shumë të bollshme për gjithë të tjerat
Të ndodh që të ndihesh e kënaqur pasi ke vendosur rregull në shtëpi?
a Ndonjëherë. Por vetëm nëse ke shumë kohë
b Jo, është një gjë që të nervozon shumë
c Po, ndonjëherë të qetëson me të vërtetë shumë
Në darkë, përpara se të shkosh në shtrat, ndihesh më shumë…
a Ujë
b Zjarr
c Avull uji
Si është tryeza juaj e punës?
a E mbushur me letra, por të gjitha të arkivuara
b E mbushur me letra, por të vendosura në rregull
c Varet nga ditët, megjithatë nuk ka rrugë të mesme: ose është shumë e rregullt, ose shumë e çrregullt
Pushimet tuaja te fundit…
a Janë një kujtim i largët
b Të kanë dhënë aq shumë energji saqë po ajo energji vazhdon të shoqërojë ditët e tua
c Kanë qenë shumë të bukura, edhe pse shumë të shkurtra
Ku janë fotografitë që keni bërë këto pushime?
a Në një sirtar, ende nuk ke patur kohë t’i rregullosh
b Në celular, akoma s’i ke stampuar
c Në albumin e tyre, në një raft të librarisë
Si e përcakton lukun tënd?
a I thjeshtë, por shumë i kujdesur
b Me ngjyra dhe i veçantë
c Varet se si zgjohesh në mëngjes
Kur ka diçka që nuk shkon, çfarë bën?
a Pret partnerin tënd që të flasësh me të
b Përfiton për të blerë një palë këpucë që të duhen
c I telefonon menjëherë shoqes tënde të ngushtë që të shfryhesh me të
Nuk mund të jetosh kurrë pa…
a Frutat dhe perimet
b Kafetë e tua të përditshme
c Çokollatën
Më shumë a: Jeni një ruajtëse
- Jeni një njeri shumë e lidhur me të kaluarën. Ju ndodh shpesh të mendoni për njerëz ose vende; edhe për këtë prireni të rrethoheni nga shumë sende të kota, sidomos është shumë e vështirë t’ju shikosh duke hedhur ndonjë gjë.
- Jeni e ndjeshme dhe pak e mbyllur: ju pëlqen të keni lidhje sentimentale të forta dhe të thella dhe jeni në kërkim të njeriut që do të dijë t’ju kuptojë deri në fund.
Këshilla: Pyesni veten nëse këto gjëra që po ruani kanë me të vërtetë një vlerë të fortë: ndonjëherë gjërat mbeten në sirtar vetëm nga dembelizmi, por shpesh bëhet fjalë për objekte që tashmë e kanë humbur domethënien dhe mbeten të ngjitura pas nesh vetëm nga forca e zakonit.
Më shumë b: Jeni konsumatore
- Në të vërtetë, nuk jeni konsumatore në kuptimin e keq të fjalës, nuk e kaloni kohën duke bërë pazar dhe duke shpenzuar para, por ju pëlqen t’i ndërroni shpesh pantallonat, aksesorët etj.
- I jetoni situatat në po të njëjtin çast që paraqiten: më shumë se të kujtosh atë që ka qenë ju pëlqen të bëni plane mbi atë që mund të jetë.
- Keni një karakter rrezatues dhe dinamik, jeni gjithmonë e gatshme për të eksperimentuar diçka të re.
Këshilla: Mos u ngusni që të përjetoni gjithnjë e më shumë përvoja të reja, mësoni të ndaloni (dhe të vlerësoni) te gjërat që keni. Në këtë mënyrë, do të arrini të kuptoni se sa pasuri ju rrethon dhe keni brenda vetes. Pastaj, është një gjë e bukur të mendosh me veten tënde.
Më shumë c: Jeni me hënë
- Nuk keni një sjellje të përcaktuar mirë me gjërat që ju rrethojnë dhe kjo varet nga humori juaj, që ndryshon gjithmonë.
- Jeni në gjendje që të ruani për vite me radhë rroba që nuk i vishni dhe pastaj, një ditë të bukur, i hidhni pothuajse të gjitha; të njëjtën gjë bëni edhe me kartolinat, fotografitë dhe biletat e kinemasë. Ka çaste ku disa gjëra ju duken shumë të rëndësishme dhe herë të tjera që ju duken krejtësisht të kota.
Këshilla: Kini kujdes. Kur ju kap dëshira për të bërë një pastrim me themel, mendohuni mirë mbi gjërat që do të hidhni; në këtë mënyrë do të shmangni pishmanllëqet. Edhe sepse, pasi i keni hedhur, nuk mund t’i ktheni mbrapsht dhe kjo gjë mund t’ju bëjë të vuani.