3 makijazhe qe i shkojne cdo femre (dhe qe nuk dalin kurre nga moda)
Edhe pse cdo here dalin menyra te reja makijazhi, te cilat jane tendenca sezonale, ka disa makijazhe qe i kane rezistuar kohes. Femrat e cdo moshe i kane pelqyer aq shume sa i kane kthyer ne tendenca klasike. Dhe nese ju nuk dini se cili makijazh eshte i duhuri per ju, mjafton te zgjidhni nje nga keto. Pasi keto makijazhe nuk do ju lene kurre te gaboni.
1. Sy mace dhe buze te kuqe
Syte si mace nuk do dalin ndonjehere nga tendencat, nderkohe qe buzet e kuqe mbeten gjithmone te nxehta. Kur i kombinoni keto te dyja, do dukeni e mahnitshme dhe me pak mundim.
2. Makijazh natyral dhe neutral
Ngjyrat nude dhe tonet neutrale ju bejne te keni nje bukuri sa me natyrale. Ky lloj look-u eshte me i pershtatshem per jeten e perditshme.
3. Vetulla qe bien ne sy dhe lekure perfekte
Vetullat e trasha dhe te persosura e terheqin vemendjen e te tjereve dhe i bejne femrat te ndihen te permbajtura dhe te pavarura. Pastaj, me ndihmen e nje kremi puder cilesor, bejeni lekuren e fytyres tuaj te duket perfekte. Shikoni fotot per frymezim:
Na tregoni nepermjet komenteve se cila menyre makijazhi ju pelqen me shume…