Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

3 sekrete bukurie nga Ingrit Gjoni
, / 132 0 0

3 sekrete bukurie nga Ingrit Gjoni

SHARE

Kengetarja e njohur eshte shume e zene me koncerte dhe me pergatitjen e nje videoklipi te ri, i cili pritet te dale se shpejti. Si nje nga vajzat me te bukura te showbiz-it shqiptar, vendosem ta pyesim per sekretet e saj te bukurise. Ja cfare thote ajo per revisten Femra Moderne…

Pergatiti: Rea Hyseni

I pelqen shume modelingu, me te cilin eshte marre qe ne adoleshence, dhe kjo duket nga setet e shumta fotografike qe realizon here pas here, gjithmone me stil, veshje dhe gjetje te reja. Por ne kete set te realizuar per Revisten Femra Moderne, Ingriti vjen ndryshe nga c’jemi mesuar me pare. “Modelingun e kam bere, por nuk e dija qe rruga ime do ishte kenga, – thote ajo. – Keshtu me donte me shume publiku. Kenga nisi si pasion dhe me pas u kthye ne profesion.”
Dhe per Ingritin eshte nje profesion ne te cilin shkelqen. Eshte nder te paktat kengetare te brezit te saj me kaq shume koncerte brenda dhe jashte Shqiperise.
34 vjecarja eshte nene e nje djali te vogel, per te cilin ndihet shume krenare. “Paridi eshte nje femije shume i mbare dhe i degjueshem. Ndihem e bekuar me te. Tani eshte ne parashkollor dhe une e gjej gjithmone kohen t’i perkushtohem dhe ta ndjek pas gjate gjithe dites. Sigurisht, kur une jam e angazhuar me pune me ndihmojne mami dhe motra per t’u kujdesur per te. E di qe me to Paridi eshte ne duar te sigurta” – na tregon Ingriti.

Por Ingriti nuk eshte vetem nje kengetare e zonja dhe nene e perkujdesur, ajo mbetet nje nga femrat me te bukura te showbiz-it shqiptar. Nuk mund te mungonin pyetjet rreth bukurise, linjave, estetikes, meqe jemi shume kurioze per te zbuluar ndonje sekret bukurie nga ana e saj…

Floket

“Ingrit, a te kane dale thinjat? – ishte pyetja e pare qe na erdhi nder mend t’i benim. Ingrit qesh dhe na pergjigjet: “Jo, fatmiresisht akoma nuk me kane dale thinjat. Madje kam pese vjet qe kam nxjerre ngjyren time origjinale dhe nuk po i lyej me. Kujdesem shume per floket. I trajtoj me maska, vajra, duke ndjekur keshillat e estetisteve. Trajtimet i bej vete ne shtepi, 2-3 here ne muaj. S’jam nga ato te fiksuarat, por hyj tek personat qe kujdesen per veten”.

Fytyra dhe lekura

“Gjithmone mundohem te pastroj fytyren mire para se te fle gjume. Mendoj se eshte nje ritual i nevojshem per te patur lekure te mire. Kremi hidratues gjithashtu eshte shume i rendesishem, pa harruar edhe kremin e syve.” – thote Ingriti, njekohesisht edhe duke na keshilluar.

Linjat

“Mundohem te mos ha shume, edhe pse vdes te ha, – thote ajo me nje buzeqeshje. – Por vetem kaq nuk mjafton per te qene ne forme. Prandaj shkoj edhe ne palester, bej edhe vrap. Ka rreth 5 muaj qe jam shume e perkushtuar ne kete drejtim”.

Burimi: Revista Femra Moderne

femramoderne.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.