4 arsye pse duhet te beni nje mamografi
Po sikur nje mamografi e zakonshme t’ju shpetonte jeten? Do ta benit? E dime te gjithe rendesine e kryerjes se mamografise, por shpeshhere e neglizhojme ose vendosim “ta leme edhe kesaj radhe”. Sigurisht qe vitet e fundit eshte rritur ndergjegjesimi i grave per semundjen e gjirit dhe rendesine e mamografise, kjo dhe fale informacioneve te shumta qe qarkullojne neper te gjitha mediat. Megjithate, per ju qe akoma nuk jeni bindur ne duhet ta beni mamografine apo jo, mesoni 4 arsyet kryesore se pse duhet te caktoni qe tani takimin per te bere nje mamografi.
- Pas moshes 40 vjecare, rritet rreziku per t’u prekur nga kanceri i gjirit.
- 7 nga 10 femra te moshesh 40 vjecare, te cilat kane humbur jeten per shkak te kancerit te gjirit, nuk kane bere asnjehere mamografi.
- 75% e atyre qe vuajne nga kanceri i gjirit nuk kane ndonje shenje paralajmeruese apo faktore rreziku, sic jane kokrrat apo histori te ngjashme ne familje.
- Mamografite e vazhdueshme (sipas keshilles se mjekut) kane ulur shkallen e vdekshmerise nga kanceri i gjirit deri ne 30%.