4 keshilla per te pershpejtuar metabolizmin tuaj dhe per t’u dobesuar me shpejt
Metabolizmi bazë është funksioni që rregullon shpërndarjen e energjisë në trupin tonë. Kur nuk funksionon në mënyrën e duhur, na shëndosh ose dobëson, pavarësisht ushqimeve që konsumojmë.
Pini ujë
Kjo sjellje e thjeshtë është një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin.
Pini gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës, që kur zgjohemi esëll në mëngjes me stomakun bosh, deri para se të flini, duke i dhënë mundësi trupit të mbajë një metabolizëm të qëndrueshëm. Për më tepër uji na ndihmon të heqim toksinat dhe të parandalojmë dehidratimin.
Hani më shpesh në gjatë ditës
Hani racione të vogla, më shumë herë gjatë ditës. Hani pesë vakte në ditë, me ushqime me vlera dhe që të ngopin, por pa e ndjerë stomakun të rënduar. Këto vakte bashkë me ujin që pini me stomakun bosh, do e mbajnë metabolizmin të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
Lexoni: Dieta: Si te dobesohemi me 5 vakte ne dite
Shtoni erëza
Përveç të tjerave, erëzat aktivizojnë metabolizmin në mënyrë natyrale. Për të përshpejtuar metabolizmin këshillohen të konsumohen shpesh spec djegës, xhenxhefil dhe kanelle.
Luftoni jetën sedentare
Armiku më i madh i metabolizmit është jeta sedentare, që detyron trupin të jetë në një inaktivitet të vazhdueshëm. Punët në tavolinë, dhe orët e kaluara para televizorit apo kompjuterit vetëm e rëndojnë situatën.
Përpiquni të lëvizni nga karrigia çdo 30-40 minuta, të paktën për disa minuta për të bërë streçing apo çdo lëvizje tjetër. Gjithashtu bëni aktivitet fizik, dy apo tre herë në javë.