4 Shkurti, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit

4 Shkurti është Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit. Ne kete dite organizatat dhe njerëzit në mbarë botën bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin dhe angazhohen për ta kthyer atë në një prioritet global shëndetësor.

Diagnostikimi i kancerit nuk është gjithmonë i lehtë; jo të gjitha llojet e kancerit mund të shfaqin shenja dhe simptoma që në fillim, por mund të shfaqen më vonë kur kanceri ka avancuar. Megjithatë, rritja e ndërgjegjësimit për shenjat dhe simptomat, si dhe rëndësia e trajtimit në kohë, ka treguar se ka përmirësime në mbijetesën nga kanceri. Prandaj zbulimi sa më herët i kancerit pothuajse gjithmonë e bën më të lehtë trajtimin.

Secili nga ne mund të ndihmojë vetveten duke zgjedhur të jetojë në mënyrë të shëndetshme, duke u informuar mbi shenjat dhe simptomat e kancerit dhe duke ndjekur udhëzimet për detektimin e hershëm.

Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë te të gjithë ne, në mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit. Megjithatë, dihet se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

Derisa ndërgjegjësimi për kancerin të përmirësohet globalisht, si dhe të ndërmerren veprime të nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, miliona njerëz në mbarë botën do të vdesin çdo vit.

Ne duhet të veprojmë tani për shkak se epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.

https://www.facebook.com/SpitaliAmavita1/photos/a.10152000591898540/10156959478093540/?type=3&theater

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search