Pse duhet te vaksinoheni kunder gripit

Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacione të rënda.

Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij.
Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon.
Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë.

Pse duhet të vaksinoheni?

Instituti i Shëndetit publik rendit këto arsye.

  • Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu.
  • Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë.
  • Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë.
  • Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë me grip, duke përfshirë edhe njerëzit të cilët janë të shëndetshëm.
  • Nëse jeni punonjës i kujdesit shëndetësor, mund ta merrni dhe transmetoni gripin nga pacientët apo kolegët, tuaj të cilët janë të sëmurë nga gripi.
  • Nëse ju sëmureni me grip ju mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve edhe pse ju mund të mos ndiheni të sëmurë.
  • Duke u vaksinuar ju ndihmoni të mbroni vetveten, familjen tuaj dhe njerëzit rreth jush.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search