48 menyra per te kombinuar kepucet me stampime leopardi

Per ne pune, per fundjave, per te dale ne darke apo per nje dasme: ketu do gjeni 48 menyra se si te kombinoni kepucet me stampime leopardi

Nga: femra-moderne.com

Stampimet e leopardit jane shume terheqese nese keni guximin t’i zgjidhni ne kepucet tuaja — dhe kepucet te jene me take te larte.

Kepucet e leopardit me take te larte jane aq te bukura sa dhe te veshtira per t’u kombinuar. Por jo nese merrni disa keshilla kombinimi nga blogeret me te famshme ne palnet. Ne kemi kerkuar ne Pinterest dhe arritem te krijonim kete galeri me foto, ku me siguri do gjeni disa menyra fantastike per te veshur kepucet e leopardit.

Duke qene se keto kepuce jane klasike, ato mund te kombinohen gati me te gjitha. Qellimi eshte qe keto kepuce duhet te jene ne plan te pare, prandaj edhe veshja juaj duhet t’i theksoje ato.

Per ne pune

Kepucet e leopardit me take jane nje zgjedhje perfekte per t’u kombinuar me fustan te zi, apo edhe me fund & kemishe te bardhe. Edhe nese keni me shume veshje ne tonalitetet e ngjyres kafe ne dollapin tuaj, perseri keto kepuce ju bejne pune.

Per ne mbremje

Do dilni sonte me vajzat, apo keni nje dasme ne fundjave? Vishni fustanin e vogel te zi, nje kulete te kuqe, buzkuqin e kuq dhe kepuce leopardi. Jeni gati.

Deshironi dicka me te guximshme? Atehere zgjidhni fustanin e kuq, kombinuar me kepucet e leopardit dhe aksesore ne ngjyre floriri.

Per fundjave, nje look casual

Per te perfituar nje look casual, perfekt per fundjaven apo daljet per nje kafe pasdite, idete jane te shumta. Xhinset tuaja te preferuara, kombinuar me pulovren tuaj te dashur do shkonin per bukuri me kepucet e leopardit. Per me shume frymezim, ju ftojme te shikoni fotogalerine. Mosa harroni te na komentoni se cili ishte kombinimi juaj i preferuar.

femra-moderne.com