5 gabime qe bejme ne te ushqyer

Pa dashur bejme gabime ne menyren e te ushqyerit. Kjo sepse nuk e dinim qe ishin gabim. Por tani do mesoni disa gjera te thjeshta, nga te cilat do perfitoje shendeti dhe dieta juaj. Lexoni me poshte se cfare mund te beni ndryshe…

Gabimi 1: Hani vetem lulet e brokolit

Gjethet qe ndodhen rreth brokolit jane shume ushqyese. Jane te pasura me vitamina A, E, K, dhe lende qe ndihmojne gradualisht heqjen e toksinave nga organizmi. Ato po kthehen ne sallaten e ri me te shendetshme.

Gabimi 2: Pini qumesht me yndyre te ulet

Ky qumesht pothuaj nuk ka asnje vlere ushqyese, ndersa qumeshti i plote organik eshte i mbushur me vitamina dhe lende minerale. Kur i heqim yndyren, ndryshojme proceduren e marrjes se ushqimeve nga trupi yne, vecanerisht nuk eshte i shijshem dhe shpesh hame akoma te tjera gjera per te ekuilibruar shijen.

Gabimi 3: Qeroni lekuren e kivit

Kivi eshte burim i shkelqyer i vitamines C dhe i antioksidanteve. Por kur qeroni lekuren  zvogeloni nje pjese nga vlera e tyre ushqyese. Kerkime kane treguar se duke e ngrene kivin me lekure trefishoni fibrat bimore dhe marrjen e vitamines C. E rendesishme eshte te lani mire lekuren per ta pastruar nga papastertite e mundshme.

Gabimi 4: E shtoni kanellen vetem ne embelsirat tuaja

Kanella ndihmon te ekuilibrohen nivelet e sheqerit ne gjak, gjithashtu ndihmon te digjni kalori. Provoni ta shtoni ne drithrat e mengjesit,, ne uje te ngrohte, ose ne caj.

Gabimi 5: Nuk e leni mishin te pushoje pasi e keni gatuar

E dime qe eshte e veshtire t’i rezistosh asaj cope bifteku pa e prere menjehere sapo e vendosni ne pjate. Por beni gabim. Duhet te prisni 5 minuta qe lengjet te perhapen, ne menyre qe shija e mishit te jete me e mire. Edhe para se ta gatuani, nxirreni nga frigoriferi dhe lereni te pakten 30 minuta qe te arrije ne temperature ambienti. Pastaj gatuajeni.

femra-moderne.com