E keni zakon t’i vendosni sendet dhe rrobat tuaja pa rregull? Pese marifete pr te sistemuar githçka sa hap e mbyll syte
Me keto 5 rregulla do ta keni situatën nën kontroll dhe nuk do te humbisni me kohe duke kujtuar se ku e keni vene ate qe po kerkoni ne ate moment.
Jetojme një jete te vrullshme, me shume gjëra per t’u bere. Dhe keshtu ndodh qe, ngaqe s’kemi kohë, shtepia behet lemsh e li dhe te kap ajo ndjesia e te qenët e çrregullt. Kur te ndiheni keshtu ndiqni keto pesë marifete qe do t’ju ndihmojne per rregullin tuaj ne shtepi.
- Duhet te procedoni ne çdo dhome. Vendosni se nga do te filloni, për shembull, nga kuzhina, dhe mos filloni te rregulloni raftet e një dhome tjetër derisa te keni mbaruar me ato te kuzhines.
- Çdo sirtar duhet te boshatiset krejtësisht. Hidhini te gjitha gjërat në një kosh, pastaj një nga një nxirrmi objektet. Verini ne dysheme, duke ndare gjerat qe duhen ruajtur, ato qe duhen vene ne vend dhe ato qe duhen hedhur. Mos u mendoni shume kur duhet te hiqni qafe një objekt. Pothuajse asgjë ështe e domosdoshme dhe nuk ka asgjë qe nuk mund te zëvendesohet ose te blihet perseri.
- Perfitoni nga raftet e boshatisura pèr t’i veshur me leter ose copë të re.
- Mbani mend permbaitjen e çdo rafti, keshtu qe kur t’ju duhet ndonjë gië, do ta keni me te thjeshte per te gjetur ato qe po kerkoni.
- Sendet duhen shpërndare ne rafte të ndryshme sipas perdorimit te tyre. Ne mobiljet e dhomes se giumit duhen vendosur ato giëra qe duhen per atë dhome, ne tryezën e punes gjerat e kancelarisë, ne raftet e kuzhines enet, e keshtu me radhë. Ne kete menyre, ju per shembull nuk do te fusni posaporten ne raftin e pare te veshmbathjeve, apo hapesen e shisheve ne raftin e librave.
ME MIRE BLLOKU I SHENIMEVE
A ka një menyre për te ndaluar pushtimin e letrave te ngjitura sa andej ketej nepër shtepi per te kujtuar takime te ndryshme dhe gjëra te tjera qe duhet te bejmë? Sigurisht qe jo duke i vendosur ne një sirtar ku do te humbisnin funksionin e tyre. Por le ta bejme zakon te mbajme një bllok te hapur ne një vend ku kalojme shpesh dhe te shkruajme aty shenimet dhe adresat. Do te gjejme gjithçka pa humbur asgjë.