Keto jane 5 grupet me te rendesishme ushqimore që duhet të konsumojmë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm
Proteina

Për të marrë sasinë e përditshme, çdo vakt duhet të përfshijë disa lloj proteinash, pa yndyrë dhe pa kolesterol. Produkte me pak yndyrë janë bishtajoret, fileto pule, peshku etj..
Karbohidrate të shëndetshme

Për të mbajtur trupin me energji dhe të ngopur deri në vaktin e ardhshëm duhet të kesh marrë ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si drithërat, patatet e ëmbla dhe fasulet.
Yndyra të shëndetshme

Në ushqime rekomandohen yndyra të pasura me acidet omega-3 dhe omega-6, të cilat janë shumë të shëndetshme dhe janë gjithashtu të pasura me antioksidantë. Produkte të tilla si arra, farat, vaj ulliri, avokado etj. mbaji gjithmonë në tryezë.
Fibra

Fibrat ndihmojnë aparatin tretës, ulin kolesterolin dhe të mbajnë në gjendje të ngopur për një kohë të gjatë. Frutat, zarzavatet, arrat dhe drithërat janë të pasura me fibra.
Pijet hidratuese

Është shumë e rëndësishme që trupi të jetë i hidratuar gjatë gjithë ditës. Në vend të pijeve me gaz apo me sheqer, zgjidh ujë, çaj të pasur me antioksidantë si çaji jeshil.