50 sekonda mirëqenie

Deshironi te ndjeni nje mireqenie totale, brenda nje periudhe te shpejte? Ju mjaftojne vetem 50 sekonda per te bere kete ushtrim, i cili do ju beje menjehere te ndiheni me te gjalle.

Mendoni se për të medituar duhet të qëndroni pa lëvizur në pozicionin klasik të jogës? Jo gjithmonë është kështu. Ushtrimi që ju propozojmë bëhet duke u hedhur, bërtitur dhe shkelur këmbët. Provojeni dhe do të ndiheni e qetë dhe gjithë  energji.

Përbëhet nga 5 faza dhe fillon me një frymëmarrje të thellë e të shpejtë: shërben për të boshatisur mendjen. Më pas tërbohuni: mund të bëni të gjitha gjestet instiktive që ju vijnë në mend, si të kërceni dhe të bërtisni. Në këtë pikë jeni gati për pjesën më gjallëruese: hidhuni në vend për 10 minuta duke shkelur mirë këmbët dhe, ndërkohë, përsërisni rrokjen “uh”. Lëvizja bën që energjia të ngjitet nga chakra e parë, ajo që gjendet në bazë të shtyllës kurrizore dhe që funksionon si një çelës gjallërie. Nëse ndiheni e lodhur dhe doni që energjia të rrjedhë sërish në trupin tuaj, në fillim duhet të shkarkoni të gjitha tensionet. Provoni këtë ushtrim meditimi në lëvizje.

Pas 10 minutash qëndroni pa lëvizur si statujë. Do të jeni e djersitur dhe e lodhur, por s’ka gjë: nxehtësia dhe trupi miza-miza janë simptoma të energjisë në lëvizje.

Dëgjoni trupin tuaj ndërsa qetësoheni: do ta ndieni të gjallë dhe që po rreh.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search