Nderprisni duhanin nje here e mire. Nese nuk keni motivimin e duhur ja 6 arsye qe te bindeni me shume…
Pasi te lini duhanin, do keni lëkurë më te bukur
Tymi bllokon enët e gjakut, pra edhe kapilarët që ushqejnë lëkurën. Rezultati: ngjyrë e fikur dhe rrathë sysh. Por pas disa javësh pa nikotinë mbi lëkurën tuaj do të kthehet ngjyra rozë. Pas dy-tri muajsh rezultatet do të jenë mahnitëse.
Lamtumirë aromës së keqe të gojës
Të puthni një duhanpirës? Dikush ka thënë që është sikur puth një tavëll duhani. Dashuria vihet mbi gjithçka, por kur të kuptoni që keni një aromë të freskët goje që në mëngjes herët, do të ndiheni e lumtur që e keni lënë. Dhe do të vini re se sa qelben erë ata qe vazhdojne me duhanin akoma.
Mirë se erdhe, humor i mirë
Të fitosh është një kënaqësi e madhe. Edhe më e madhe nëse armiku është paketa me cigare. Sapo të kuptoni që e keni lënë përgjithmonë duhanin, menjëherë do t’ju kthehet besimi në aftësitë tuaja. Do të ndiheni krenare për vullnetin që keni treguar. Dhe do të jeni më e qetë.
Frymëmarrja më e rregullt kur merreni me sport
Pas 72 orësh nga cigarja e fundit frymëmarrja bëhet më e thjeshtë, ndërsa pas 3 muajsh funksionimi i mushkërive përmirësohet nga 5-10%. Shfrytëzojeni këtë fuqi për të rritur performancat tuaja. Përveç së gjithash, do të digjni shumë kalori.
Një buzëqeshje mahnitëse
Nikotina njollos: për ta verifikuar mjafton të shikoni mbetjet e errëta që mblidhen te filtri. Bën me njolla gishtat, thonjtë, dhëmbët. Pasi të keni lënë duhanin, kërkojini dentistit t’ju bëjë një pastrim të plotë dhe shijojeni për një kohë të gjatë buzëqeshjen e bardhë dhe verbuese.
Pazar pa hesap
Llogarisni ato që shpenzoni. Një paketë cigare kushton rreth 100 lekë. Nëse pini një paketë në ditë, llogarisni sa shpenzoni në një vit. Në një kohë që me ato para mund të blini 5 palë këpucë, ose një pallto të mirë, ose mund të shkoni 20 herë ne parukieri. Ose mund të blini 2 bluza të mira prej kashmiri.