6 ushqime që duhet të evitoni para se të shkoni në plazh

Rezultate imazhesh për woman on the beach gif

E dimë shumë mirë që këto kohët e fundit po i kaloni duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë ndonjëçikë fitness, në mënyrë që të keni një trup të bukur për në plazh. Por të kesh pak informacion më tepër nuk i bën keq askujt. Lexoni këtë artikull dhe mësoni se cilat ushqime shkaktojnë fryrje barku, gjë që ju nuk e dëshironi në asnjë mënyrë, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për t’u ekspozuar në plazh.

Dëshironi që të keni një bark të sheshtë sa më shpejt? Hapat e parë që duhet të ndërmerrni kanë të bëjnë me eleminimin e disa ushqimeve që shkaktojnë fryrjen e barkut. Duke i evituar këto ushqime do mund të arrini rezultate më të shpejta. Ja cilat janë ato.

Perimet kryqëzore

Janë ushqime shumë të mira për humbje peshe afatgjatë. Brokoli, lulelakër, lakër brukseli, kale, janë ushqimet e sezonit, por gjithashtu janë edhe fryrësit më të mëdhenj
të stomakut. Ata kanë përmbajtje të lartë fibrash dhe janë shumë të shëndetshm, prandaj duhet t’i  shijoni, por vetëm në sasi të vogla. Reduktojeni konsumin e tyre nëse
po mundoheni të vishni ndonjë fustan të ngushtë për një darkë, apo doni të shkoni në plazh. Këto perime përmbajnë një kompleks sheqeri të quajtura rafinose, që njihet për shkaktimin e fryrjeve.

Pije me gaz

Shumë nga ne e dinë që pijet me gaz të bëjnë dëm për shëndetin, kështuqë me siguri keni hequr dorë prej tyre. Por ka nga ata që nuk rrinë dot pa ato bulëzat gudulisëse,
prandaj pijnë ujë të gazuar, duke menduar se është më i shëndetshëm, nuk ka sheqer si cola apo fanta. Megjithatë është mirë të dini se duhet t’i evitoni të gjitha pijet me gaz, nëse doni të evitoni që barku juaj të fryhet kot.

Ushqime me kripë

Ndërkohë që ushqimet me shumë sodium nuk do t’ju shkaktojnë gazra në stomak, me siguri do ju bëjnë të  grumbulloni ujë në trup. Edhe pse patatet e skuqura me salcë duken perfekte për të larguar urinë para se të shkoni në plazh, është më mirë të preferoni diçka me nivel më të ulët të sodiumit, në mënyrë që të ndiheni më mirë para se t’i nxirrni të gjitha të shesh.

Si mund të keni bark të sheshtë për një javë? Ndiqni këto këshilla të thjeshta

Çamçakëza

Të përtypësh çamçakëza nuk duket dhe aq e dëmshme në nismën tuaj për t’u shfryrë, por në fakt mund të shkaktojë fryrje barku. Arsyeja është e thjeshtë: duke u mbllaçitur,
ju gëlltisni një sasi të madhe ajri.

Pije të ëmbla të përziera

Ndërkoë që piña colada apo sex on the beach janë sinonime të plazheve dhe resorteve përrallore, sheqeri i shtuar në këto koktejle nuk po ju ndihmon në çështjen tuaj. Ndërmjet sheqernave natyrale dhe ëmbëlsyesve artificialë që gjenden në këto pije, niveli i lartë i fruktozës mund t’ju shkaktojë fryrje.

Bulmeti


Nëse vuani nga ndonjë prej formave të intolerancës ndaj laktozës, atëherë duhet të evitoni ushqimet bulmetore para se të shkoni në plazh. Mes gazrave, fryrjeve dhe shqetësimeve të tjera që mund t’ju shkaktojë në zonën e barkut, është më mirë t’i thoni jo.

Po cfare te hani? Lexoni me shume duke klikuar ketu.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search